• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINIMI/ Greqia dhe Gjermania nisin përdorimin e certifikatave të koronavirusit
Home
Nderkombetare

VAKSINIMI/ Greqia dhe Gjermania nisin përdorimin e certifikatave të koronavirusit

2 June, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Greqia, Gjermania dhe pesë vende të tjera të Bashkimit Europian paraqiten një sistem certifikatash vaksinimi për udhëtarët, disa javë përpara fillimit të këtij programi më 1 korrik në bllokun me 27 vende.

Vendet e tjera që filluan ta përdorin këtë sistem më herët ishin Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Kroacia dhe Polonia, sipas Komisionit Evropian.Greqia, e cila mbështetet shumë tek turizmi, ka kërkuar me ngulm përdorimin e certifikatës me karakteristika të përparuara të sigurisë, shpjegon VOA.

Certifikatat u jepen personave që janë plotësisht të vaksinuar, si dhe atyre që e kanë pasur virusin dhe kanë zhvilluar antitrupa, si edhe të tjerëve që kanë bërë një test brenda 72 orëve të fundit.Dokumentet do të jenë në formë digjitale dhe në letër. Ato do të jenë falas, të shpërndara në gjuhën kombëtare dhe në anglisht dhe të vlefshme në të gjitha vendet e bllokut.

“Qytetarët e BE-së po presin me padurim që të udhëtojnë përsëri dhe duan ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të sigurt. Certifikata e BE-së do të ishte një hap vendimtar“, tha Komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides.

Ministri grek për strategjinë digjitale, Kyriakos Pierrakakis, tha se udhëtimet do të bëhen më të lehta brenda BE-së ndërsa vendet e bllokut miratojnë standardin e ri të verifikimit. Komisioni i BE-së beson se njerëzit që janë vaksinuar nuk duhet të testohen më ose të hyjnë në karantinë, pavarësisht nga vijnë apo ku shkojnë, nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë.Megjithatë vendet e bllokut nuk e kanë mbështetur ende rekomandimin.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KEMI PLANE PËR..."/ WhatsApp heq kufizimin për përdoruesit që nuk pranojnë rregullat e reja të privatësisë
Previous article SOT ASAMBLEJA/ Taulant Balla: PS analizë 6 mujore zgjedhjeve të 25 Prillit. Nisin përgatitjet për zgjedhjet lokale

s.autor

Postime të ngjashme

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër Botë

ARRIHET MARRËVESHJA SHBA-IRAN PËR T'I DHËNË FUND LUFTËS/ Firmoset të premten në Zvicër

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën Botë

"PAQE PËRMES FORCËS"/ Netanyahu uron Trumpin për 80-vjetor: Izraeli dhe SHBA do ta forcojnë aleancën

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në Botë

LUFTA/ Reuters: Irani pranon të mos prodhojë armë bërthamore, drejt një marrëveshje me SHBA-në

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT