• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VAKSINA/ Rama shpjegon eksperiencën e tij: Antitrupat më janë zhvilluar në mënyrë…
Home
Politikë

VAKSINA/ Rama shpjegon eksperiencën e tij: Antitrupat më janë zhvilluar në mënyrë…

22 February, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi këtë të hënë se nga të dhënat e deritanishme nuk ka pasur persona që kanë pasur shqetësime në lidhje me kryerjen vaksinën. Kreu i qeverisë foli nga eksperienca e tij, duke thënë se antitrupat i janë zhvilluar në mënyrë mbresëlënëse.

“Nga të gjitha të dhënat e deritanishme nuk kemi pasur asnjë rast të asnjë lloj shqetësimi për personat e vaksinuar dhe nga eksperienca ime personale antitrupat zhvillohen në mënyrë shumë mbresëlënëse si rezultat i vaksinimit”.

Kreu i qeverisë përsëriti edhe njëherë se brenda muajit Mars pritet të bëhet lëvrimi i 40 mijë dozave nga Pfizer. Ai u shpreh se po punohet për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një vend mik për të marrë doza vaksine nga AstraZeneca. Po ashtu Rama u shpreh se vaksinimi i popullatës për 14 muaj është i realizueshëm.

“Brenda muajit Mars do të bëhet lëvrimi i 40 mijë e ca doza. Vazhdojmë përpjekjet për të finalizuar një marrëveshje të rëndësishme me një shtet mik për një sasi 300 mijë dozash me AstraZeneca. 

Po ashtu jemi në komunikim intensiv me dy shtete të tjera që të shtojmë sasinë e vaksinave në mënyrë që të mos kemi asnjë moment ndalim apo rënie të tempit. Përkundrazi të rrisim tempin progresivisht me objektivin e shpallur që të vaksinojmë popullatën brenda 14 muajve. 

Ky objektiv është ambicioz në kushtet ku ne ndodhemi. Kam besim që më shpejt se vonë do të kemi lajme shumë të mirë. Deri tani situata është kjo. Vazhdojmë furnizimet me Pfizer. 

Vazhdojmë vaksinimin tashmë të shtrirë në të gjithë territorin të bluzave të bardha. Po vaksinojmë të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve dhe po vazhdojmë me kategorinë +80 vjeç. 70% e Prodhimit të Përgjithshëm të Vaksinave janë në duart e 10 shteteve”, tha Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DO E ADHURONI SAPO TA SHIHNI/ 7 ide kombinimesh për bluzen më të famshme të momentit
Previous article NGJARJE TRAGJIKE NË SHBA/ 11-vjeçari nga Teksasi ndërron jetë nga i ftohti

F.autor

Postime të ngjashme

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen Politikë

"INTEGRIMI NË BE OBJEKTIVI YNË"/ Begaj pret në presidencë Ursula von der Leyen

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë Politikë

"PROKURORIA DHE GJYKATA TË BËJNË PUNËN E TYRE"/ Rama për hetimet ndaj Vlora Hysenit: Materialet nuk kanë shkaktuar asnjë shqetësim te partnerët tanë

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me... Breaking News

"E INFORMOVA VON DER LEYEN PËR ZVËRNECIN"/ Rama: Para fundit të vitit nisim mbylljen e kapitujve, vitin e ardhshëm vijojmë me...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT