Shqipëria filloi dje fushatën e vaksinimit, pas mbërritjes në aeroportin Rinasit të dozave të para, që qeveria tha se iu dhuruan vendit tonë, nga një “vend mik”, duke mos bërë publik emrin.
Ndërkohë, mediat thanë sot se dozat u dhuruan nga Gjermania, por ambasada gjermane në vendin tonë as e pohon dhe as e mohon këtë lajm.
Në një prononcim për “Panorama”, ambasada gjermane thotë se nuk disponon informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021.
“Ambasada nuk disponon deri tani informacione të mëtejshme në lidhje me vaksinën e dërguar më 11 janar 2021. Gjermania e ka mbështetur Shqipërinë në përballimin e pandemisë së COVID-19 e angazhuar dhe në mënyra të ndryshme.
Kjo ka ndodhur (dhe po ndodh ende) përmes dhurimeve materiale dhe trajnimeve në fushën mjekësore, ndihmës së drejtpërdrejtë për shtresat në nevojë te popullatës dhe përmes një pakete prej më shumë se 10 milionë eurosh, ndër të tjera për këshillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për riorganizimin përgjatë krizës si dhe financimin shtesë te Rural Credit Guarantee Foundation”, thuhet në reagimin e ambasadës”, thuhet në reagimin e ambasadës gjermane.


