Eëma e Eleonora Toçit, e cila u mbyt nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi në krevat në banesën e tyre në Itali, ka rrëfyer si mori vesh lajmin tragjik.
Në emisionin “Me zemër të hapur”, Natasha Gjura ka rrëfyer se kanë qenë familjarët që i kanë treguar se “vajzën ua ka vrarë burri”, duke shtuar se kishin folur me vajzën disa orë para krimit të rëndë.
Mbyti gruan në sy të fëmijëve të mitur/ Dëshmia e Lulzim Toçit: E bëra sepse…
“Kemi dhimbje të madhe, shkoi në Itali për një jetë më të mirë, këtu nuk kishte kushte. E morëm vesh kur erdhën njerëzit dhe na treguan ‘vajzën ua ka vrarë burri’. Ma ka treguar vëllai im dhe vëllezërit e burrit. Na e treguan njerëzit e burrit.
Nuk e kisha ndezur televizorin, se kisha punë. Edhe burri ishte në punë. Në darkë u ulëm të shikonim lajmet, burri i vajzës së madhe na tha ‘të shikojmë filma’, ai e dinte. Mbrëmjen e krimit kemi folur me vajzën, s’na tha që kishte probleme. Kemi folur me datën 3 tetor, po bënte darkën, kur erdhi burri e mbyllëm telefonin”, tha ajo.


