Detaje të tjera tronditëse kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Greqi, ku një 50-shqiptar vrau kunatin e tij pasi i kishte përdhunuar vajzën që në moshë të mitur.
Autori i ngjarjes, Fatmir Tarellari, ka thënë në dëshminë e tij se 33-vjeçari, Erion Pelivani ka abuzuar me vajzën në sy të djalit të tij të mitur. Por jo vetëm kaq, pasi vajza ka dashur që të vetëvritet.
“Vajza ime më tregoi se kur u përdhunua nga kunati im, i pranishëm ishte edhe djali im i vogël, i cili tani është nëntë vjeç dhe të cilin kunati e la vetëm në dhomën tjetër, ndërsa mbyllte dhomën ku ishte me vajzën time.
Jam thellësisht i shqetësuar për shëndetin e tij mendor, pasi tani e perceptoj reagimin e tij kur pa kunatin tim. Sapo e pa u duk menjëherë i frikësuar. Por tani është e domosdoshme që ai të marrë mbështetje psikologjike dhe të ekzaminohet nga një psikolog fëmijësh”, ka thënë ai.
50-vjeçari pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti deri aty sa ka tentuar edhe vetëvrasjen.
“Vajza ime, e cila është jetime nga nëna e saj, ka absolutisht nevojë për mbështetje psikologjike dhe financiare pasi ajo është e shkatërruar emocionalisht dhe ka arritur në pikën e tentativës për vetëvrasje. Nuk e dija, më tha mësuesja e saj dhe psikologu”, ka thënë 50-vjeçari në dëshminë e tij.


