• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VAJZA I LARGOHET NGA BANESA/ Nëna ngre policinë e Tiranës në këmbë
Home
Aktualitet
Kronikë

VAJZA I LARGOHET NGA BANESA/ Nëna ngre policinë e Tiranës në këmbë

13 September, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 18 vjeçare është larguar nga banesa dhe të afërmit nuk kanë asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e saj. Nëna e vajzës ka kallëzuar rastin në policinë e Tiranës dhe po punohet për gjetjen e saj.

Gjithashtu policia e Tiranës ka njoftuar se është arrestuar një 42-vjeçar, pasi iu gjetën lëndë narkotike. Ndërkohë policia bën me dije se një 39-vjeçar është arrestuar pasi ka përplasur për vdekje një 61-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin I. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin A. M., 22 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– Ç. K., 49 vjeç, në Kashar, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar, ka vijuar lëvizjen duke përplasur dy automjete të tjera dhe më pas është larguar. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit A. G. (punonjës policie) dhe A. Ll., të cilët ndodheshin në afërsi të automjeteve. Të dëmtuarit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;

– A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen L. N., 61 vjeçe, e cila është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital;

– M. A., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. P., 22 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– K. N., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi K. N. dhe pasagjeri në motomjet, shtetasi J. D., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
–
Në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është paraqitur shtetasja A. M., e cila ka kallëzuar se ëahtë larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. K., 18 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDEZI ZJARR PËR DJEGJEN E SHKURREVE, POR DOGJI.../ Pranga 51-vjeçarit në Elbasan
Previous article "TANI DO JESH VJEHRRA IME"/ S’e dinte kuptimin e fjalës njerkë, Rudina tregon ‘sekretet’ për vajzën e Markut

s.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë Aktualitet

VIDEOLAJM/ Shehaj vrapon të largohet me dokumentin nga Kuvendi, punonjësja rrëzohet në shkallë

REFIT BUZI NËN HETIM PËR MASHTRIM/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve Aktualitet

REFIT BUZI NËN HETIM PËR MASHTRIM/ Biznesmeni turk nuk i dha paratë e eksportit të fruta-perimeve

TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin Aktualitet

TË AKUZUAR PËR TRAFIK NARJITIKËSH/ SPAK dërgon në gjyq 11 persona, zbulohet ‘taktika’ që përdornin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT