Policia e Durresit ka arrestuar nje 24-vjecar, i akuzuar se ka mbajtur peng ne nje hotel ne Durres nje vajze nga Ukraina.
Policia njofton se ne pranga u vu shtetasi lmarjo Xhebexhia 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës.
Njoftimi i policise
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin: • Almarjo Xhebexhia 24 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës. Xhebexhia, tek një hotel në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, si dhe e ka mbajtur pa dëshirën e saj të mbyllur në dhomën e hotelit shtetasen V.H. 21 vjeçe, banuese në Ukrahinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Heqja e paligjshme e lirisë” dhe” Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar në nenet 110/2 dhe 88/1 të Kodit Penal.
/AlpeNews.al