Ka nisur të mërkurën në Gjykatën e Sarandës seanca gjyqësore pwr rastin e vdekjes sw 9-vjeçares britanike Rebeca Gannon, gjatë një ekskursioni zhytje ne bregdetin shqiptar. Gjyqi është kërkuar George Gannon, babai i 29 vjeçares. Ky i fundit në një intervistë për News24 thotë se ndodhet në Shqipëri për të kërkuar drejtësi dhe nuk do të ndalet deri në fund.
“Vajza ime është vrarë. Në gjyqin e sotëm mungonin disa prova. Gjyqi rradhës do të jetë më 7 maj kur prokuroria të sjellë provat që duhen. Po ashtu duhet edhe një ekspert për zhytjet profesioniste. Nëse nuk e siguron gjykata në sëancën e radhës do ta sjell unë nga Anglia”
Babai i 29 vjeçares shprehet pesimist për drejtësinë në Shqipëri pasi sipas tij gjyqi po zgjatet pa arsye.
“Saimir Kushova është përgjegjës për vrasjen e vajzës sime gjithashtu fajësoj edhe qeverinë pasi nuk janë zbatuar rregulloret që duhen zbatuar pasi nëse do ishin zbatuar nuk do të ndodhte kjo gjë.


