Ish-kryeplaku i fshatit në Vloçisht Florant Demirllari, ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur në këtë fshat ku një 37-vjeçar ka ngacmuar seksualisht të bijën 18-vjeçare.
Në një intervistë për AbcNews, ai shprehet se ka qenë në dijeni të problemeve që ai kishte me bashkëshorten dhe shpesh herë ndaheshin dhe bashkoheshin.
Gjithashtu ai ka theksuar se dukej që 37-vjeçari kishte marrëdhënie të mira me vajzën pasi shpesh kërkonte që dhe ajo të jetonte me të.
Ish- kryeplaku thekson se babai në fjalë, shprehej se shiste dhe gjakun për të mbajtur familjen por nëse e ka bërë një gjë të tillë, të varet në litar.
“R. jetonte në kushte të vështira ekonomike njihej si i rregullt për këto probleme. Na ka shokuar kjo ngjarje, nuk e di te ketë arritur deri aty, sepse ska qënë i tillë.
Ai ka patur probleme me bashëshorten dhe shpesh herë ndaheshin dhe bashkoheshin, punonte sa kishte mundësi si elektricist dhe jashtë shtetit.
Ai kërkonte që vajza të jetonte me të. Me vajzën kishte mardhënie shumë të mira . Nuk pranonte ta linte me nënën e saj sepse kishte dyshimet e tij. I ka paguar shkollën dhe i ka mbuluar shpenzimet ekonomike.
Rodolfi ka shprehur më herët se ishte i gatshëm të shiste gjakun për të mbajtur familjen. Nëse vërtet e ka bërë, të varet në litar,”– është shprehur ish kryeplaku.


