• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
USHTRONTE AKTIVITET TË PALIGJSHËM TË LOJRAVE TË FATIT/ Në kërkim pronari, arrestohet punëtori i tij
Home
Aktualitet
Kronikë

USHTRONTE AKTIVITET TË PALIGJSHËM TË LOJRAVE TË FATIT/ Në kërkim pronari, arrestohet punëtori i tij

7 June, 2020 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një 43-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës, pasi ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Ndërkohë, është arrestuar punëtori i tij, i cili punonte si kamarier dhe ishte i pasiguruar.

Njoftimi i policisë:

Ushtronte aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit dhe mbante të pasiguruar një punonjës, shpallet në kërkim pronari i një lokali dhe arrestohet në flagrancë punëtori i tij.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale njësi kompjuterike dhe monitorë.

Në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e personave që vijojnë ende të ushtrojnë aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për hetimin e krimit ekonomik-financiar në DVP-Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. K., 20 vjeç, si edhe shpallën në kërkim e po punojnë për kapjen e shtetasit M. D., 43 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në lokalin e 43-vjeçarit, në lagjen nr. 8, Korçë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës njësi kompjuterike dhe monitorë, të cilët dyshohet se shërbenin për lojra fati të palejuara. Si edhe nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasi R. K., kamarier në këtë lokal, ishte i pasiguruar pranë organeve tatimore.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR 15 VITE PREZANTOI VJEHRRIN DHE KUNATIN/ Basha për herë të parë publikon FOTO të prindërve: Një nga ditët më të lumtura për ne
Previous article PËLUMBARI RUS FOKUSON IMAZHET E RRALLA/ Krijesa "aliene" në Detin e Bardhë (FOTOT)

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë Aktualitet

"SKENË KRIMI"/ Vijon protesta, qytetarët vendosin sirena policie para kryeministrisë

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT