Dy persona janë arrestuar nga policia e Dibrës në 12 orët e fundit. Shkak është bërë dhuna që ata ushtronin në familje.
Kështu u arrestuan Ervin Pali, 24 vjeç, banues në Tirane dhe Veli Ndoj, 38 vjeç, banues në Burrel për dhunën psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshorteve të tyre, M.P, 20 vjeçe dhe S.N, 24 vjeçe.
Materialet proceduriale do të referohen në Prokurori për veprën penale dhunë në familje.


