• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“USHTRONI TË DREJTËN TUAJ”/ Begaj mesazh qytetarëve para heshtjes zgjedhore: 11 maji, test i rëndësishëm pjekurie politike
Home
Politikë

“USHTRONI TË DREJTËN TUAJ”/ Begaj mesazh qytetarëve para heshtjes zgjedhore: 11 maji, test i rëndësishëm pjekurie politike

9 May, 2025 s.autor Politikë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot delegacionin e Parlamentit Evropian të kryesuar nga Michael Gahler, që ka ardhur për monitorimin e zgjedhjeve të datës 11 maj.

Përpara fillimit të heshtjes zgjedhore, Presidenti i Republikës çmon me rëndësi që të ndajë me opinionin publik mesazhin e tij për zgjedhjet.

Mesazhi:

Të dashur qytetarë,

Sot, dua t’ju drejtohem me një mesazh të posaçëm:
11 maji është një ditë e veçantë për secilin prej jush. Në këtë ditë ju keni mundësinë dhe të drejtën për të vendosur mbi të ardhmen tuaj, të familjes dhe të Shqipërisë sonë të përbashkët.

Unë ju ftoj të ushtroni të drejtën tuaj për të votuar ditën e diel me qetësi, përgjegjësi dhe dinjitet! Të gjithë së bashku mund ta kthejmë këtë proces në një shembull të qytetarisë, të transparencës dhe të pjekurisë demokratike, sepse demokracia nuk është thjesht një ditë votimi, është një angazhim i përditshëm që nis me pjesëmarrjen dhe kulmon me përgjegjësinë.

Institucionet kanë një detyrim të qartë dhe të panegociueshëm: të garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe të qeta. Vetëm përmes një procesi zgjedhor të ndershëm dhe të besueshëm ndërtohet besimi i qytetarëve te shteti, tek institucioni i votës dhe te vetë e ardhmja demokratike e vendit tonë.

Unë besoj thellësisht se populli shqiptar meriton më të mirën. Meritoni një proces zgjedhor që përfaqëson vullnetin tuaj të lirë, që respekton ligjin dhe që i shërben vetëm interesit publik.

Zgjedhjet e 11 majit nuk janë vetëm ushtrim demokracie, por janë test i rëndësishëm pjekurie politike për qytetarët dhe faktorin politik.

Ndaj, si përfaqësuesi juaj, ju kërkoj me zemër që 11 majin ta ktheni në ditë feste dhe angazhimi qytetar në emër të demokracisë dhe të shpresës për të ardhmen. Vota është zëri juaj. Përdoreni me dinjitet, sepse përmes saj ju merrni në dorë fatin tuaj dhe të brezave që do të vijnë.

Pavarësisht sfidave që mund të hasim, unë kam besim se ne mund dhe duhet të qëndrojmë të bashkuar, të palëkundur në përkushtimin tonë për një Shqipëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe më demokratike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEBAT I ASHPËR TEK FERMA VIP/ Big Mama shpërthen ndaj Albës, këngëtarja pështyn banoren: Pise, kënaqem kur të shoh ty si ta fut Limi
Previous article "VOTA PËR SALIUN, DO TË THOTË T'I VËSH SHKELMIN..."/ Veliaj thirrje nga qelia: Më 11 maj votoni për Ramën e PS

s.autor

Postime të ngjashme

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë Politikë

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT