• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
USHTRIA RUSE NUK NDALET/ Kryen sulme të reja në Bahmut dhe Harkiv
Home
Nderkombetare

USHTRIA RUSE NUK NDALET/ Kryen sulme të reja në Bahmut dhe Harkiv

27 May, 2023 s.autor Botë, Nderkombetare

Luftimet kanë vazhdar në dhe përreth qytetit lindor ukrainas të Bahmutit, epiqendrën e luftës në Donjeck, përderisa Rusia po vazhdon të sulmojë këtë qytet dhe vendbanimet përreth me avionë, tha ushtria ukrainase më 27 maj. Një raketë goditi gjatë natës një fshat në rajonin e Harkivit, tha guvernatori rajonal, Oleh Synyehubov, më 27 maj, duke shtuar se ky sulm shkaktoi dëme materiale, por nuk raportoi për viktima. Forcat ukrainase kanë zmbrapsur 25 sulme ruse ndaj pozicioneve të tyre në lindje të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit, tha Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase në informacionet e përditësuara për luftën të publikuara më 27 maj.

Luftimet më të ashpra po zhvillohen në vijën e frontit Liman-Bahmut-Avdijivka-Marjinka, në rajonin e Donjeckut, tha ushtria ukrainase, duke kundërshtuar edhe një herë pretendimin e Moskës se ka kapur Bahmutin. Ky qytet ka qenë epiqendër e një beteje disamujore për kontrollin e rajonit të Donbasit. Luftime po zhvillohen edhe përreth Kupjanskut, në rajonin e Harkivit, ku forcat ruse po tentojnë të konsolidojnë pozicionin e tyre taktik, tha ushtria e Kievit. Trupat ruse po ashtu kanë kryer disa sulme ajrore në Avdijivka, Bilohorivka dhe Vuhedar.

Luftimet e fundit vijnë pasi dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një serie sulmesh ruse me raketa dhe dronë në disa rajone ukrainase, përfshirë edhe në kryeqytet, Kiev, më 26 maj. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se dy fëmijë u vranë dhe 25 persona u plagosën, në një spital nëDnipro. Ai tha se ky sulm rus “është edhe një krim tjetër kundër njerëzimit”.

Kjo ishte hera e trembëdhjetë brenda këtij muaji që forcat ruse sulmuan me raketa dhe dronë kryeqytetin ukrainas, Kiev. Ndërkaq, guvernatori i rajonit rus të Belgorodit, që gjendet në kufi me Ukrainën, pretendoi se ushtria ukrainase qëndron prapa dhjetëra sulmeve me artileri dhe dronë përtej zonës kufitare. Megjithatë, autoritetet ruse nuk raportuan për viktima.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KAPET "MAT" SHQIPTARI NË GREQI/ Ndalohet nga policia rrugore për kontroll rutenë, por i bien sasi të lëndëve narkotike nga xhepi
Previous article "DO TË NA SHUANTE FAMILJEN"/ Zbardhet deklarata e frikshme e Habib Rexhës para togave të zeza

s.autor

Postime të ngjashme

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima Botë

I NXEHTI EKSTREM NË GJERMANI/ Vdekje rekord nga vapa ekstreme, rreth 16 mijë viktima

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë Botë

"DUAM FUNDIN E LUFTËS NË UKRAINË"/ Trump: Diçka mund të vijë nga vizita e shefit të CIA-s në Moskë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar Botë

SULMI I RI I ERDOGANIT NDAJ IZRAELIT/ Gjenocidistët do të mposhten, shekulli i Turqisë së fortë ka filluar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT