• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
USHTRIA/ Kosovë-Serbi: E megjithatë dialogu mbetet pa alternativë…
Home
Rajon

USHTRIA/ Kosovë-Serbi: E megjithatë dialogu mbetet pa alternativë…

21 December, 2018 Isa.Autor Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuçiq kanë marrë pjesë në në një drekë të organizuar nga Përfaqësuesja e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogerini të mërkurën (19.12) dhe pas drekës kanë komentuar letrat e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump dërguar atyre. Presidentët e dy vendeve të ballkanike shprehën edhe dyshimet e tyre në mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje në të ardhmen e afërt.

Ekipi negociator të përgatitet më mirë

Presidenti i Kosovës megjithatë ishte i mendimit, se në të ardhmen e afërt mund të arrihet deri tek një marrëveshje. “Realisht unë shpresoj dhe besoj se marrëveshja mund të arrihet në të ardhmen e afërt. Ky mobilizim i faktorit ndërkombëtar i SHBA-së dhe Bashkimit Evropian është mesazhi më i mirë edhe për ne në Kosovë, se në duhet të punojmë bashkarisht. Duhet që ky ekip negociator të përgatitet edhe më mirë të krijojë grupet profesionale të komunikojë me qytetarët që të kemi një proces krejt transparent dhe me një përfshirje sa më të gjërë politike”, ka thënë Thaçi.

Treffen UN-Sicherheitsrat | Präsident des Kosovo Hashim Thaci (picture-alliance/dpa/C. Ruttle)

Vuçiq: Nuk jemi afër zgjidhjes

Nga ana e tij Presidenti Vuçiq duke komentuar letrën e Presidentit Trump, ku thuhet se “negociatat janë futur në fazën finale” tha se ai nuk pajtohet me këtë. “Me këtë unë nuk pajtohem plotësisht dhe nuk mendoj se jemi afër zgjidhjes, por më duket se kjo (letër) tregon që SHBA-të janë të interesuara që të arrihet deri tek një marrëveshje çfarëdo që të jetë ajo. A është kjo e mundur a është reale kjo gjë nuk mendoj se është një çështje e lehtë apo thjeshtë”, ka thënë Vuçiq.

Sa i përket letrës, Vuçiq ka shtuar se ajo flet edhe për dy gjëra të tjera: “E para është se SHBA-të janë të interesuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës me një kompromis, e dyta se në këtë është përfshirë edhe presidenti i SHBA-ve në mënyrë të hapur dhe pa dyshim, që do të thotë se një makineri e madhe do tëambështesë këtë proces”, ka thënë ai.

Presidenti Thaçi letrën e presidentit të SHBA-ve e cilësoi si “shpresë dhe besim për institucionet e vendit. Letra është zëri i Amerikës është mbështetja e plotë unike për Kosovën dhe rajonin. Nëse dikush ka pasur hezitime deri tani për rolin SHBA-ve, kjo tregon dhe dëshmon qartë se SHBA-të janë të involvuara në proces të mbështetjes së plotë të arritjes së një marrëveshjeje Kosovë – Serbi”.

Treffen UN-Sicherheitsrat | Präsident von Serbien Aleksandar Vucic (picture-alliance/dpa/C. Ruttle)

Vazhdimi i negociatave

Presidenti Thaçi tha se në këtë vit nuk pret fillim të negociatave pasi tashme kanë filluar festat por ato mund të fillojnë në vitin e ardhshëm. Ndërsa sa i përket tarifës prej 100 për qind ai tha se gjatë drekës janë diskutuar shumë gjëra rajonale, pra edhe këto probleme.

Nga ana e tij Presidenti Vuçiq tha se ata janë të gatshëm të vazhdojnë negociatat por jo pa u hequr tarifa. “Me rëndësi është se ne nuk kemi ndryshuar qëndrim”, ka thënë ai, duke theksuar se kjo është një gjë shumë e rëndësishme dhe se nuk do të ketë vazhdim dialogu pa heçje të tarifave. Përkundër këtij kushti, Vuçiq theksoi se dialogu nuk ka alternativë dhe se duhet të gjendet nje zgjidhje. “Por ne nuk kemi alternativë veçse të diskutojmë dhe të gjejmë zgjidhje. Nëse nuk gjejmë një zgjidhje të mirë mundet që një zgjidhje e keqe të na kthejë 50 apo 100 vite prapa”, ka shtuar ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHTYHET PËR DITËN E SOTME VOTIMI PËR ARBEN MALAJN/ PS çon Ridvan Boden në Këshillin Mbikëqyrës të BSH
Previous article NDODH NË TIRANË/ Dy GRA rrihen MIDIS tyre, ja ÇFARË rrezikojnë

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas Rajon

SHMANGET TRAGJEDIA NË UJËRAT GREKE/ Shpëtohen 59 emigrantë në veriperëndim të Kala Limenas

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni Rajon

TJETËR TËRMET I FORTË NË GREQI/ Lëkundje 5.1 ballë në Methoni

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi Rajon

"DO TË JAPË DORËHEQJEN SI PRESIDENT"/ Vuçiç zbulon lëvizjen, çfarë pritet të ndodhë në Serbi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT