• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
USHTRIA FRANCEZE BASTIS NJË CISTERNË/ Dyshohet për lidhje me Rusinë dhe përgjegjëse për dronët në Danimarkë
Home
Nderkombetare

USHTRIA FRANCEZE BASTIS NJË CISTERNË/ Dyshohet për lidhje me Rusinë dhe përgjegjëse për dronët në Danimarkë

2 October, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria franceze ka arrestuar dy persona në një cisternë nafte e cila ka sipas burimeve lidhje me Rusinë dhe dyshohet për përfshirje në lëshimin e dronëve në Danimarkë dhe vende të tjera.

Cisterna Boracay, pjesë e të ashtuquajturit “flotë hije” e Moskës, akuzohet për përfshirje në incidente me dronë që çuan në mbylljen e aeroporteve në Danimarkë, duke shkaktuar alarm në të gjithë Evropën. Ajo po hetohet me dyshimin se ka mundësuar lëshimin e dronëve (UAV), duke nxitur shqetësimet për një “luftë hibride” në zhvillim në kontinent.

Boracay, me flamurit të Beninit, u ndalua ditën e dielën nga një anije luftarake franceze ndërsa transportonte 750.000 fuçi nafte të papërpunuar nga porti rus i Primorsk, afër Shën Petersburgut, me destinacion Indinë.

Sipas prokurorit publik të Brestit, Stephane Kellenberger, u arrestuan kapiteni dhe oficeri i parë i cisternës, pasi “dështuan të justifikonin kombësinë e anijes” dhe refuzuan të bashkëpunojnë me autoritetet, sipas The Guardian.

 

Prania e cisternës në Detin e Veriut përkoi me dy incidente hyrjeje të dronëve në hapësirën ajrore të Danimarkës, më 22 dhe 24 shtator, të cilat çuan në mbylljen e përkohshme të aeroporteve të Kopenhagës dhe Aalborgut, duke shkaktuar kaos në trafikun ajror.

Sipas ekspertëve, dronët ishin të mëdhenj, të aftë të lëshohen nga katapulta që mund të transportohen në anije tregtare.

Boracay, u vëzhgua pranë Danimarkës në atë periudhë dhe u përmend si një nga të paktat anije të lidhura me Rusinë që mund të qenë të përfshira.

Sipas burimeve, kjo nuk është një anije e zakonshme, ka ndryshuar shumë herë identitet dhe emër, është regjistruar në flota të ndryshme, çka e përfshin në “flotën hije” të Rusisë.

Ky term përdoret për dhjetëra anije me pronësi të paqartë dhe identitet mashtrues, që Moska i përdor për të transportuar naftë dhe mallra të tjera, me synimin për të shmangur sanksionet nga perëndimorët. Boracay është tashmë subjekt i sanksioneve ekonomike nga Britania dhe BE-ja

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article 50-VJEÇARI U GJET PA JETË NË BABRRU/ Reagon policia: Viktima është qëlluar me thikë
Previous article E RËNDË/ Gjendet i pa jetë në rrugë një person në Babrru, dyshohet se është qëlluar me thikë

s.autor

Postime të ngjashme

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival Botë

PËRPJEKJET PËR RIORGANIZIMIN PAS HUMBJES NË ZGJEDHJE"/ Partia opozitare “Fidesz” rizgjedh Orban-in kryetar në një garë pa rival

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA Botë

"IRANI KA FITUAR"/ Ish-kreu i CIA-s: Nëse Hormuzi mbetet në duart e Teheranit, humbje për SHBA

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan Botë

VRITET KOKA E ORGANIZATËS KRIMINALE VENEZUALE/ Trump konfirmon ekzekutimin e ‘Nino Guerrero’ nga një sulm ushtarak amerikan

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT