• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ushtria e Shtetit Islamik braktis bastionet e fundit në Damask
Home
Nderkombetare

Ushtria e Shtetit Islamik braktis bastionet e fundit në Damask

22 May, 2018 Redaktor2 Nderkombetare

Pas tërheqjes së milicisë xhihadiste Shteti Islamik (IS) nga bastionet e fundit të saj në jug të Damaskut, qeveria e deklaroi kryeqytetin si “krejtësisht të sigurtë”. “Ushtria siriane shpall sot se Damasku, rajonet periferike të tij dhe qytetet në rrethina janë krejtësisht të sigurta”, u tha një zëdhënës ushtarak medieve shtetërore të hënën. Në këtë mënyrë, për herë të parë që prej vitit 2012 i gjithë rajoni është sërish nën kontrollin e qeverisë.

Nën presionin e trupave qeveritare siriane, milicia xhihadiste “Shteti Islamik” sipas aktivistëve ka nisur tërheqjen nga bastionet e fundit në jug të Damaskut. Siç bën të ditur Qendra Siriane e Vëzhgimit për të Drejtat e Njeriut, natën grupi i dytë i luftëtarëve të IS u tërhoq nga kampet palestineze të refugjatëve Jarmuk dhe lagja Tadamun në jug të kryeqytetit sirian.

Armëpushim për të lehtësuar popullatën civile

Sipas kësaj, të dielën grupi i parë qe larguar nga dy lagjet në drejtim të një enklave të IS në shkretëtirë, në Lindje të Sirisë. Në bazë të Qendrës së Vëzhgimit me qendër në Britani, e cila i merr informacionet nga aktivistë në terren, milicia e Shtetit Islamik, pas negociatave me qeverinë ra dakord për një armëpushim dhe një tërheqje të luftëtarëve të saj. Nga ana e qeverisë deri tani kjo nuk është konfirmuar.

Një përfaqësues ushtarak i tha agjencisë së lajmeve Sana, se është rënë dakord për një armëpushim deri të hënën pasdite, për të siguruar gratë, fëmijët dhe njerëz të moshuar në lagjet e përfshira nga luftimet. Trupat qeveritare patën nisur në 19 prill një ofensivë kundër bastioneve të fundit të IS në Damask. Që atëherë, sipas të dhënave të Qendrës Siriane të Vëzhgimit për të Drejtat e Njeriut janë vrarë 250 luftëtarë të qeverisë, 233 xhihadistë dhe 60 civilë.

Në mars qeveria pati marrë pas një ofensive të përgjakshme dymujore Ghutan – Lindore nga duart e kryengritësve. Që atëherë, kryengritësit qenë të detyruar nën presionin e trupave qeveritare që të braktisin qytete të tjera përreth kryeqytetit./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Biznesi: Zhvlerësimi i euros po na dëmton, qeveria të ulë tatimfitimin
Previous article Pasi Ermal Mamaqi u tall duke i thënë: "Mirë se të gjeta të keqen halla", Almeda Abazi "ia mbledh keq", ja se çfarë ka ndodhur...(FOTO)

Redaktor2

Postime të ngjashme

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza Botë

IZRAELI KREU GJENOCID? Komisioni hetimor i OKB-së: Ka shënjestruar qëllimisht fëmijët palestinezë në Gaza

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit Botë

TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË MONTREAL/ Vriten një oficer policie dhe autori i krimit

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore Botë

TENSIONET ME KINËN/ Tajvani nis stërvitjen ushtarake 5-ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT