• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Ushtria e Kosovës nuk do ta ketë mbështetjen e Listës Serbe
Home
Rajon

Ushtria e Kosovës nuk do ta ketë mbështetjen e Listës Serbe

29 October, 2017 Ina.Autor Rajon

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq ka deklaruar se derisa ai është në krye të saj, kjo organizatë politike nuk do ta mbështes formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Rakiq ka reaguar ndaj deklaratës së zëvendëskryeministrit të Kosovës, anëtarit të kësaj Liste, Dalibor Jevqit, i cili pas takimit të ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës me zëvendës shefen e NATO-s, Rouz Gotmeler, ku teme ishte edhe Ushtria e Kosovës, ka thënë se “Lista Serbe nuk i mbyll dyert për bisedime për cilëndo temë”.
“Qëndrimi i Listës Serbe derisa unë të jem në krye të saj nuk do të ndryshojë, e ai është i qartë për secilin. Lista Serbe nuk do të mbështes formimin e të ashtuquajturës Ushtri e Kosovës. Unë nuk kam qenë i pranishëm kur kjo është thënë dhe mundem vetëm të them se ky nuk është qëndrim i Listës Serbe. Mund të ndodh që ministri Jevtiq e ka thënë atë si ministër në emër personal”, ka thënë Rakiq.

Siguria e serbëve dhe pakicave tjera, siguria nga radikalizmi islamik dhe prania e KFOR-it në Kosovë kanë qenë tema të takimit të ministrave serbë në Qeverinë e Kosovës dhe deputetëve serbë me zëvendësen e sekretarit gjeneral të NATO-s, Rouz Gotmeler.

Ministri Jevtiq ka thënë se është e domosdoshme prania e KFOR-it në Kosovë, pasi që këto forca ndërkombëtare janë garanci për paqe, stabilitet dhe ndërtim të sistemit demokratik dhe multietnik.

Në takim që kanë marrë pjesë edhe ministri i Administratës, Ivan Teodosijeviq dhe zëvendësministri i Policisë së Kosovës, Milan Radojeviq, por edhe deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, është nxjerr qëndrimi për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Lista Serbe nuk i mbyll dyert për bisedime në çfarëdo teme nëse merren për bazë qëndrimet dhe nevojat e serbëve në Kosovë. E rëndësishme është që mos të merren vendime të njëanshme rreth secilës temë”, thuhet në njoftimin pas takimit.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rama uron një të diel të qetë me pamjen fantastike të... (Foto)
Previous article Huawei AppStore arrin në Evropë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT