• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
USHTRIA E KOSOVËS/ Ish-Komandanti i Forcës së Sigurisë: Mund të jetë gati vetëm…
Home
Rajon

USHTRIA E KOSOVËS/ Ish-Komandanti i Forcës së Sigurisë: Mund të jetë gati vetëm…

19 October, 2018 Isa.Autor Rajon

Ish-Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka deklaruar në emisionin “Interaktiv” të KTV-së se ushtria e Kosovës mund të jetë tërësisht gati vetëm në vitin 2025.

Ndonëse plani strategjik parasheh se një gjë e tillë do të bëhet për dhjetë vjet, Kastrati ka thënë se Kosovës, që të ketë kapacitete të plota operacionale e ushtarake, do t’i duhen edhe 7 vite të tjera.

“Para dy viteve kam rekomanduar publikisht dhe kam këshilluar institucionet që të fillojnë të bisedojnë me partnerët tanë, sidomos SHBA-në e vendet e NATO-s, sepse qysh atëherë është parë se Lista Serbe s’është e gatshme të votojë jo vetëm për Ushtri me ndryshime kushtetuese, por për asnjë veprim që e çon Kosovën përpara. Më në fund e pamë që partnerët strategjikë, NATO, u bind që serbët nuk i votojnë ndryshimet dhe dhanë leje për ndryshime ligjore. Emrin nuk e ndryshojmë, por mandati dhe detyrat do të jenë ushtarake e Kosova do të ketë ushtrinë e vet”, ka thënë ai.

“Kur është bërë rishikimi strategjik është paraparë një plan si të zhvillohet. Qysh në atë kohë janë bërë studimet në bashkëpunim me partnerin tonë, SHBA-në. Atëherë është paraparë që ky plan i zhvillimit të zgjasë diku rreth 10 vjet. Por pasi jemi vonuar dhe tashmë kemi kapacitete njerëzore, buxhetore, rekomandoj që ky zhvillim të mos zgjasë më shumë se shtatë vite. Ushtria mund të jetë e gatshme më 2025 me të gjitha aktivitetet operacionale dhe mund të marrë pjesë në misione paqeruajtëse”, ka shtuar Kastrati.

Ish-Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati

Sipas ish-Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, emri i FSK-së nuk e dëmton aspak rolin e kësaj force. Por sipas tij, NATO nuk e pranon këtë ushtri pikërisht për shkak të emrit.

Kastrati ka shpjeguar më tej se roli i FSK-së do të jetë mbrojtës dhe do të ketë armatim për mbrojtje e jo armatime sulmuese.

“S’do të ketë tanke e aviacion luftarak sepse janë armatime sulmuese, por do të ketë gjithë kalibrat e tjera mbrojtëse. Besoj që qeveria do t’i kalojë gjithë fazat për të siguruar mjetet e nevojshme për armatim adekuat.”

Ai ka folur edhe për largimin e dhjetëra pjesëtarëve të FSK-së nga komuniteti serb. Sipas tij, kjo është bërë për shkak të presioneve politike nga Serbia dhe liderët serbë në Kosovë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U LARGUA NGA TIRANA/ Trajneri Ze Maria mbetet në kryeqytet
Previous article E FUNDIT/ Aksident tek kthesa e Kamzës. Autobusi i Institutit është përplasur me një furgon (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini Rajon

E RËNDË/ Gjendet pa shenja jete drejtori i TV Alsat, Lirim Hajredini

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit Rajon

PDK PARALAJMËRON KURTIN: Nuk duam pushtet, do jemi aktiv jashtë Kuvendit

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne Rajon

NGËRÇI POLITIK NË KOSOVË/ PDK akuzon Kurtin pas tensioneve në Kuvend: Po bllokon institucionet, Republika është mbi ne

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT