Ushtarët britanikë, në vitin 1999, kishin zbuluar në një stacion të policisë serbe, një dhomë ku shqiptarët torturoheshin fizikisht. Në një video të realizuar nga mediat e huaja shfaqen mjetet që janë përdorur kundër shqiptarëve për t’i torturuar dhe vrarë, mjete këto të përdorura nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë.
Ushtarët britanikë gjejnë aty një numër të madh mjetesh të cilat shërbenin për këto tortura, shkruan “Bota sot”. Pa dyshim se lufta la pas vetes një numër të madh krimesh duke filluar nga vrasjet, masakrat e deri te përdhunimet e femrave shqiptare, shumica prej të cilave nuk u zbardhën asnjëherë.
Ndër të tjera aty gjenden edhe rroba të brendshme të femrave që lë të nënkuptohet se aty janë torturuar dhe përdhunuar. Aty janë gjetur edhe rroba të fëmijëve.
Prishtin 17 Qershor 1999 Kjo ishte dhoma e errët per shum femra Shqipetare qe u perdhunonin torturonin fizikisht nga paramilitaret qetnik Serb, Këte e dëshmojn edhe vetë ushtaret Britanik, Pasi që hasen ne prova te mjetëve te mprehta metalike si prova te mjaftushme per krimet e bëra nga Serbet.
Gepostet von Krimet Serbe – Serbian Crimes am Donnerstag, 23. April 2015


