• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
USHQIME PËR FAMILJET NË FARKË/ Veliaj: Pas koronavirusit do bëhemi më të fortë. Së shpejti nisim rindërtimin e shtëpive
Home
Sociale

USHQIME PËR FAMILJET NË FARKË/ Veliaj: Pas koronavirusit do bëhemi më të fortë. Së shpejti nisim rindërtimin e shtëpive

25 March, 2020 k.autor Aktualitet, Sociale

Bashkia e Tiranës vazhdon çdo ditë të ndihmojë me pako ushqimore njerëzit në nevojë dhe të moshuarit, të cilët në këto ditë të vështira pas përhapjes së virusit COVID-19, e kanë të pamundur të dalin nga shtëpitë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte sot në familjet e Ardjan Allarait, Maringlen Ballës, Ramazan Memës e Petrit Koshit, nga Farka e Madhe dhe Farka e Vogël, banesat e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit, ku së bashku me administratorin dhe punonjësit socialë shpërndanë pako me ushqime.

Veliaj siguroi familjet se furnizmi me ushqime nuk do të mungojë për asnjë ditë dhe për çdo nevojë tjetër, stafi i bashkisë, bashkë me administratorin, do të jenë aty për t’iu përgjigjur në kohë nevojave të komunitetit. Ai u kërkoi qytetarëve, veçanërisht më të moshuarve, që të shmangin daljet e panevojshme.

“Besoj se do të bëhemi më të fortë pas kësaj historie. Si nga tërmeti, që u bë një valë e madhe solidariteti, edhe tani. E shoh te njerëzit që thonë: ore, u jetoka edhe pa makina për të lëvizur 100 metra, u jetoka edhe pa bërë xhiro nëpër Tiranë pa fund; lëvizet edhe në këmbë, edhe me biçikletë. Kam përshtypjen që njerëzit do reflektojnë një çikë më shumë si sillen me natyrën, si sillen me njëri-tjetrin”, tha Veliaj.

Gjatë bashkëbisedimit, kreu i Bashkisë garantoi se, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet vendi, si pasojë e epidemisë COVID 19, projekti për rindërtimin e të gjitha banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të vijojë. Veliaj u shpreh se po bëhen planet dhe se familjet e mbetura të pastreha do t’i gëzohen banesave të reja, të cilat do të jenë shumë herë më të sigurta dhe mëcilësore.

“Do fillojmë shumë shpejt edhe me shtëpitë. Sa të mbarojë kjo flamë dhe do rregullohemi”, tha Veliaj, teksa dorëzoi pakot me ushqime në familjen shtatë anëtareshe të Ramazan Memës.

Për përballimin e situatës së shkaktuar nga përhapja e virusit COVID-19, Bashkia e Tiranës po ndihmon me ushqime të gjithë të moshuarit e vetmuar dhe shtresat në nevojë.

Nisur nga pezullimi i frekuentimit të çerdheve dhe kopshteve në këtë periudhë, Këshilli Bashkiak vendosi pak ditë më parë që Bashkia e Tiranës ta përdorë sasinë e tyre ushqimore për t’i ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, që ata ta kalojnë sa më lehtë këtë situatë të krijuar nga COVID-19. Ushqimet e gatshme, por edhe pakot me ushqime, do të grumbullohen dhe më pas do të shpërndahen në banesat e shtresave në nevojë nga

Bashkia e Tiranës nëpërmjet punonjësve të qendrave sociale, njësive administrative dhe grupeve të ngritura enkas për këtë qëllim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Gjesti i madh, Almeda dhe Tolga nuk do t’i marrin qerat e nëntë banesave për dy muaj
Previous article KINA NXJERR SEKRETIN? Nga Wuhani vjen vaksina kundër koronavirusit, efikase te njeriu

k.autor

Postime të ngjashme

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon Aktualitet

"HUMBËM MBI 5 MILIONË EURO PËR 17 MINUTA"/ Robotika në fabrikën e tullave, Ilda Baraj: Ishim të parët në rajon

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për… Aktualitet

SPAK DHE BKH OPERACION NË ELBASAN/ Vihet në pranga administratori i inceneratorit Leli Kaja! Detajet e para: Mori 400 mijë lekë ryshfet për…

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR ELBASAN-PEQIN/ Humb jetën një grua, plagosen dy të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT