• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“URREJTJE ETNIKE” NË SHKODËR/ Anti-terrori përplaset me Prokurorinë për skandalin e ceremonisë serbo-malazeze
Home
Sociale

“URREJTJE ETNIKE” NË SHKODËR/ Anti-terrori përplaset me Prokurorinë për skandalin e ceremonisë serbo-malazeze

13 March, 2019 F.autor Aktualitet, Sociale

Policia e Shtetit dhe anti-terrori kanë nisur në Gjykatë përplasjen e “brirëve” me Prokurorinë, pas dyshimeve te policisë se është nxitur urrejtja etnike gjatë një ceremonie në rrethinat e Shkodrës që përkujtoi ushtaret serbo-malazeze të vrarë gjatë 1912-1913. Por pavarësisht gjetjeve Prokuroria i ka pushuar hetimet dhe diçka e tillë ka nxitur zemëratën e policisë.

Me kërkesën se Gjykata duhet të urdhërojë hapjen e hetimeve pasi është nxitur provokimi pas ngritjes së një memoriali, anti-terrori do te jete përballë Prokurorisë së Shkodrës në datën 18 Mars.

 

Gjykata ka shpallur këtë datë për të dëgjuar të dyja palët që nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët hetimore.

Gjykata thotë për “Top Channel” se si prova janë dorëzuar fotografime dhe këqyrje në rrjetin social Facebook ku demonstrohen fjalime gjatë ceremonisë të kujtim të të vrarëve në rrethimin e Shkodrës, ku malazezet pushtuesit i quajnë çlirues.

Por Prokuroria, e cila ka pushuar hetimet pretendon se nuk mundi ta gjejë faqen e Facebook që tashme është mbyllur edhe pse ndërkohë anti-terrori ka administruar të dhëna me interes për hetimin.

Ceremonia serbo-malazeze u denoncua si skandal në muajin dhjetor edhe nga gazetari Marin Mema në emisionin “Gjurmë Shqiptare”.

Në padi anti-terrori i thotë Gjykatës se pasi janë kryer veprime hetimore është konfirmuar nga autoritet se nuk është marrë asnjë leje dhe ceremonia është zhvilluar jashtë dijenisë së palës shqiptare.

Kjo është përplasja e parë polici prokurori për çështje kombëtare, ndërkohe që më herët moskuptim ka patur mes këtyre dy institucioneve edhe për referimin e nxitjes së urrejtjes në jug të vendit ku shpesh herë sinjalistika rrugore e shkruar në Gjuhën Shqipe dëmtohej.

Të katër rastet e referuara nga anti-terrori për veprën e nxitjes së urrejtjes janë pushuar nga Prokuroria e Gjirokastrës për shkak të mos gjetjes së autoreve.

Aktualisht Prokuroria e Gjirokastrës ka nën hetim çështjen e Bularatit për protestat e zhvilluara pas vrasjes së Kacifas dhe që sërisht ka veprën nxitje e urrejtjes, ndërkohë që Krimet e Rënda nuk i kanë dhënë ende drejtim dosjes hetimore të vrasjes së Konstandino Kacifës, i cili u vra gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MARRËDHËNIET TREGTARE/ Kina: SHBA të vlerësojë mundësitë që i jep...
Previous article JOHNNY DEPP I EMOCIONUAR/ Fansat e mbështesin në padinë kundër Amber Heard

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve Aktualitet

PAMJET/ Policia e shpërndarë në disa zona në Tiranë, efektivët ndjekin të rinjtë, nisin shoqërimet e studentëve

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci Aktualitet

PROTESTA/ OKB thirrje për uljen e tensioneve: Dhuna nuk ka vend në demokraci

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë Aktualitet

PROTESTA DEL JASHTË KONTROLLIT/ Policia mësyn me furgonë drejt protestuesve. Protestuesi humb ndjenjat, efektivi i jep ndihmën e parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT