• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
URON PASHKËT DHE JEP LAJMIN/ Veliaj: Një shtatore e Nene Terezës në Parkun e Liqenit, vend lutjeje e reflektimi
Home
Politikë

URON PASHKËT DHE JEP LAJMIN/ Veliaj: Një shtatore e Nene Terezës në Parkun e Liqenit, vend lutjeje e reflektimi

17 April, 2022 s.autor Politikë

Pas Meshës së Pashkës qe u mbajt në Katedralen e Shën Palit, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i uroi të gjithë besimtarët e krishterë festën më të madhe në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike.

“Gëzuar të gjithëve Festën e Pashkëve! Pashka, apo “Passover”, pavarësisht gjuhës, është një festë e kalimit. Ne kalojmë nga një moment i vështirë, në një moment të bukur; Krishti kaloi nga vdekja në jetë. Ne po kalojmë nga një moment i pandemisë në një moment të hapjes; nga një moment i shaktërrimit prej tërmetit, në një moment të rindërtimit; nga një moment ku kemi qenë të mbyllur, në një moment ku duhet të dalim të shijojmë jetën. Secili prej nesh e ka një ditë reflektimi, për të kuptuar se kemi nevojë të bëhemi pak më të mirë, pak më të hapur, pak më të dëgjueshëm, pak më solidarë. Besoj se e kemi fuqinë, e kemi treguar që ne, si shqiptarë, kur bashkëpunojmë bëjmë gjëra të mrekullueshme,” uroi Veliaj.

Kryebashkiaku ndau gjithashtu lajmin se së shpejti në Parkun e Gjelbër të Liqenit Artificial do te vendoset shtatorja e Shenjtores shqiptare, Nënë Terezës, e cila, tha ai, do jetë një vend lutjeje për të githë komunitetin e besimtarëve katolikë.

“Me Monsinjorin kemi diskutuar qe, në kodrat e Liqenit, te vendosim një shtatore të Nënë Terezës, si një vend lutjeje e reflektimi. Shumë njerëz nuk e kanë fatin të prodhojnë shenjtorë, ne e kemi dhe ndonjëherë nuk reflektojmë aq sa duhet për këtë pasuri të madhe kombëtare. Qyteti i Tiranës, ashtu siç mori vendimin për t’i rikthyer Kishën e Shën Prokopit Kishës Ortodokse, tani do fillojë shumë shpejt vendosjen e shtatores për të përkujtuar Nënë Terezën, Shenjtoren që Shqipëria i dha botës. Eshtë një kontribut i vogël për gjithë komunitetin e besimtarëve”, deklaroi kryetari i Bashkisë.

Ai e quajti një muaj fantastik për Tiranën, ku edhe për myslimanët, që janë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, së shpejti do përfundojë Xhamia e re: “Kemi pashkët e të gjitha besimeve, kemi Ramazanin dhe Bajramin. Presim hapjen e Xhamisë së re. Unë them se në një vend ku mbizoteron harmonia, nuk ka asnjë arsye pse të jemi të ndarë e të përçarë me njëri-tjetrin. Paçi vetëm ditë të mira! Gëzuar!”

Kryetari i Bashkisë zhvilloi një vizitë edhe në Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë, ku u prit nga Pastor Ylli Doçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TUNA DHE PATRISI I JAPIN FUND LIDHJES/ E vërteta e udhëtimit në Dubai si prindër dhe konfliktet e çiftit
Previous article E TRISHTË/ Ndahet nga jeta piktori shqiptar me famë botërore, Omer Kaleshi

s.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT