• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
URON HOMOLOGUN SIGFUSSON PËR FESTË KOMBËTARE TË ISLANDËS/ Ruçi: Ju ftoj për vizitë në Shqipëri…
Home
Politikë

URON HOMOLOGUN SIGFUSSON PËR FESTË KOMBËTARE TË ISLANDËS/ Ruçi: Ju ftoj për vizitë në Shqipëri…

17 June, 2020 s.autor Politikë

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka uruar homologun islandez Steingrímur J. Sigfússon për ditën e themelimit të Republikës së Islandës e cila aty është festë kombëtare.

Ruçi tha se Shqipëria dhe Islanda kanë marrëdhënie shumë të mira pasi kjo e fundit ndihmoi pa rezerva për anëtarësimin në NATO si dhe me marrëveshjen e mënjanimit të taksimit t ë dyfishtë në 2014 që është një hap i rëndësishëm i zgjerimit të bashkëpunimit.

Ruçi shpreson që dy parlamentet të kenë më shumë bashkëpunim po ashtu dhe dy vendet prandaj e fton Sigfússonin për një vizitë në Shqipëri.

NJOFTIMI NGA KUVENDI

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, uron Presidentin e Parlamentit të Islandës, Sigfússon, me rastin e Festës Kombëtare

Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Parlamentit të Islandës, z. Steingrímur J. Sigfússon, me rastin e Festës Kombëtare, themelimit të Republikës.

“Me rastin e 17 Qershorit, Festës Kombëtare të Islandës, Ju dërgoj urimet më të mira për popullin islandez, Parlamentin dhe Ju personalisht.

Dita Kombëtare e Islandës, e cila kremton themelimin e Republikës së Islandës, 76 vjet më parë, më 17 qershor 1944, është një ngjarje e madhe historike për kombin, sistemin demokratik, emancipimin politik e shoqëror të Islandës si edhe mirëqenien e popullit islandez.

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Islandës kanë marrëdhënie shumë të mira dhe unë shpresoj që bashkëpunimi midis dy vendeve tona të njohë zhvillime të reja në të ardhmen. Marrëveshja për mënjanimin e taksimit të dyfishtë, e cila u nënshkrua në shtator të vitit 2014, është një hap i rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh.

Shqipëria i është mirënjohëse Islandës për mbështjen pa rezerva të anëtarësimit në NATO dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadrin e kësaj Organizate.

Gjatë muajve të fundit Islanda, ashtu si edhe Shqipëria e gjithë njerëzimi, vuajti pasojat e pandemisë, të cilat, fatmirësisht për dy vendet tona nuk ishin shumë të rënda. Shqipëria dhe Islanda po dalin nga situata e pandemisë dhe këtë shpresojmë edhe për vendet e tjera, duke uruar që njerëzimi t’i kthehet gradualisht normalitetit.

Shpreh bindjen në nisjen e një bashkëpunimi të frytshëm midis Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit të Islandës dhe përfitoj nga ky rast për t’Ju ftuar për një vizitë zyrtare në Shqipëri, në një kohë sa më të afërt dhe në përputhje me agjendën Tuaj.”, shkruan Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, në urimin dërguar Presidentit të Parlamentit të Islandës, z. Steingrímur J. Sigfússon, me rastin e Festës Kombëtare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIKTHEHEN PAS 2 MUAJSH RASTE TË REJA NË KORÇË ME COVID-19/ 6 raste në 2 ditë, njëri u infektua në spital në Tiranë
Previous article NOSTALGJI/ 50 vite nga “Ndeshja e Shekullit”, 30 minutat e çmendura të gjysmëfinales Itali-Gjermani në Kupën e Botës

s.autor

Postime të ngjashme

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës Politikë

"PASQYRË E PUNËS SË PËRKUSHTUAR"/ Rama publikon pamjet nga investimi në Banjat Termale të Bënjës

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge… Politikë

REAGIMI/ Rama, për një prej folësve në protestë: Është dënuar në Belgjikë tre herë si trafikant droge…

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës Politikë

FOTOLAJM/ Eurodeputetja italiane Ilaria Salis mbërrin në Tiranë, i bashkohet protestës kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT