• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
URON BELGJIKËN PËR DITËN E PAVARËSISË/ Ruçi: Besim te mbështetja juaj që negociatat të çelen brenda këtij viti
Home
Politikë

URON BELGJIKËN PËR DITËN E PAVARËSISË/ Ruçi: Besim te mbështetja juaj që negociatat të çelen brenda këtij viti

21 July, 2020 Delo.autor Politikë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar një letër urimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Hugo Dewael, me rastin e Ditës së Pavarësisë.

“Me rastin e 21 korrikut, Ditës së Pavarësisë së Mbretësisë së Belgjikës, Ju dërgoj urimet më të ngrohta të Kuvendit të Shqipërisë dhe të miat personalisht.

Dita e Pavarësisë, e cila kremton themelimin e Mbretërisë së Belgjikës, 199 vjet më parë, më 21 korrik 1831, është një ngjarje e madhe historike për kombin, sistemin demokratik, të ardhmen dhe emancipimin politik e shoqëror të Belgjikës si edhe mirëqenien e popullit mik belg.

Belgjika, si një nga gjashtë shtetet themeluese të Bashkimit Europian, është një vend mik dhe partner i rëndësishëm i Shqipërisë në rrugën tonë drejt demokracisë, progresit dhe bashkimit me familjen europiane. Shqipëria i është mirënjohëse Belgjikës për mbështjen e anëtarësimit në NATO dhe bashkëpunimin e mëtejshëm në kuadrin e kësaj Organizate.

Të dy vendet tona kanë marrëdhënie shumë të mira ekonomike dhe politike dhe unë shpresoj që bashkëpunimi ynë të njohë zhvillime të reja në të ardhmen, sidomos në luftën kundër terrorizmit, progresin e mëtejshëm në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor si edhe rritjen e shkëmbimeve tregëtare dhe investimeve belge në Shqipëri.

Gjej rastin që, në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, t’Ju falenderoj për mbështetjen e Belgjikës ndaj rrugëtimit europian të Shqipërisë. Siç jeni në dijeni, Këshilli Europian vendosi çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe ky vendim është rezultat edhe i mbështetjes së qeverisë së Belgjikës, Dhomës së Përfaqësuesve dhe Tuajës personalisht.

Kuvendi i Shqipërisë është aktualisht i angazhuar në mbështetjen e reformave të rëndësishme në kuadrin e integrimit europian të Shqipërisë, si reforma zgjedhore, reforma në drejtësi dhe plotësimi i rekomandimeve të Këshillit Europian, për përgatitjen e kuadrit negociues. Ne kemi besim se do të kemi edhe mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Belgjikës që negociatat të çelen brenda këtij viti dhe të fillojë sa më parë diskutimi i kapitujve të tyre.

Duke përfunduar, më lejoni, Zoti President, të shpreh edhe njëherë kënaqësinë se Belgjika po del nga situata e pandemisë, populli belg po i kthehet jetës normale dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe Dhoma e Përfaqësuesve do të nisin bashkëpunimin midis tyre.

Kam kënaqësinë që t’Ju ftoj për një vizitë zyrtare në Tiranë, në një kohë të përshtatshme për Shkëlqesinë Tuaj.”, shkruan në letrën e urimit Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19/ 140 mijë viktima në Shtetet e Bashkuara! 80 mijë vdekje në Brazil
Previous article PRANGOSET 57-VJEÇARI NË VLORË/ Tentoi të fuste një fishek arme gjahu në burg për familjarin e tij (SI E KISHTE FSHEHUR)

Delo.autor

Postime të ngjashme

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen Breaking News

VIJON MARSHIMI NË TIRANË/ Protestuesit mbërrijnë te Parlamenti! Dita e 24 e revoltës kundër kryeministrit: Rama jep dorëheqjen

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt Politikë

"DJE KOMANDANT ME PAGESË, SOT SHËRBËTOR..."/ Rama i nxjerr videon Dritan Goxhajt

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare Politikë

"KRYEMINISTRI PO ZVOGËLOHET I TREMBUR"/ Protestuesja: Ka ardhur koha për lëvizje mbarëkombëtare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT