Deputeti Lefter Koka uron 29 vjetorin e Partisë Socialiste dhe thotë se ajo duhet të vijojë kontributin me energjinë e shpirtit të saj drejt rrugës euro-atlantike të Shqipërisë.
Koka publikon disa foto me ish-kryetarin e PS Fatos Nano dhe disa foto me kryeministrin dhe kryetarin aktual të Partisë, Edi Rama. “Kjo parti ka kontribuar pa u ndalur për demokratizimin dhe zhvillimin e vendit tonë dhe personalitete të saj kanë lënë gjurmët e tyre ndër vite, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për zhvillimin e Durrësit”, shkruan ndër të tjera deputeti Lefter Koka.
SHKRIMI I PLOTË – FOTO:
Gëzuar 29 vite të Partisë Socialiste! Gëzuar çdo anëtari e simpatizanti që kanë besuar e kontribuar në rrugëtimin sfidues të kësaj partie prej 3 dekadash, për një Shqipëri më të mirë.
Kjo parti ka kontribuar pa u ndalur për demokratizimin dhe zhvillimin e vendit tonë dhe personalitete të saj kanë lënë gjurmët e tyre ndër vite, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për zhvillimin e Durrësit.
Jo me pak nostalgji kujtoj gjithë bashkëpunëtorët politikë e miqtë e mi të kësaj force politike , me të cilët ndanim idealin, besimin, punën dhe vullnetin ndërvite për një jetë më të mirë për qytetarët shqiptarë dhe ndaj sot për ta shpreh veç mirënjohje.
Gëzuar, me urimin që Partia Socialiste e Shqipërisë të vijojë kontributin me energjinë e shpirtin e saj, drejt rrugës euro-atlantike të Shqipërisë.








