• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
URDHRI I LLESHAJT/ Si do boshatisen ndërtesat e krimit nga sendet dhe njerëzit, evakuim me forcë nëse ka rezistencë
Home
Politikë

URDHRI I LLESHAJT/ Si do boshatisen ndërtesat e krimit nga sendet dhe njerëzit, evakuim me forcë nëse ka rezistencë

23 April, 2020 k.autor Politikë

Ka hyrë në fuqi një udhëzim i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili parashikon boshatisjen e ndërtesave të njerëzve të krimit, të cilat janë objekt sekuestrimi. Udhëzimi është është hartuar në kuadër të aksionit të OFL-së, për goditjen e njerëzve të krimit, përmes bllokimit të pasurive, izolimin fizik si dhe sanksionet ekonomike. Sipas këtij udhëzimi, ndërtesat e njerëzve të krimit do të boshatisen nga njerëzit dhe sendet. Policia do të evakuojë njerëzit dhe çdo send nga hotelet, restorantet, lokalet, magazinat, dhe çdo pasuri tjetër e pabujshme, për të cilën është vendosur masa e sekuestros nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, sipas aktit normativ ati-krim. Ky udhëzim nuk do të zbatohet vetëm për ndërtesat që funksionojnë për banim, ku në to jetojnë persona, të cilët nuk kanë mundësi tjetër strehimi.

Në rastet kur punonjësit e policisë hasin në rezistencë për të mos boshatisur ndërtesën e sekuestruar, ata plotësojnë procesverbal për kundërshtim të punonjësit të policisë dhe zbatimin e urdhrit, sipas dispozitave të Kodit Penal. Në rast se në ndërtesën, objekt i masës së sekuestros, ndodhen fëmijë, persona me paaftësi mendore/fizike, gra shtatzëna apo persona në gjendje jo të mirë shëndetësore, zbatimi i urdhrit të evakuimit shtyhet dhe në çdo rast zbatohet pasi të jenë marrë masat paraprake të largimit vullnetar apo me asistencë mjekësore/sociale.

Punonjësit e policisë të ngarkuar për evakuimin e njerëzve dhe sendeve nga objekti, sipas udhëzimit, duhet të marrin udhëzimet përkatëse nga zëvendësdrejtori i OFL-së. Nëse ka informacione se pronarët apo përfaqësuesit e tij mund të tjetërsojnë, dëmtojnë apo largojnë nga ndërtesa sende e mallra që janë objekt i sekuestrimit së bashku me ndërtesën, OFL-ja merr masa për ruajtjen e ndërtesës në bashkëpunim me strukturat vendore të policisë, deri sa të kryhet operacioni. Operacioni i evakuimit, që nga momenti i fillimit e deri në përfundim, bëhet me regjistrim audiovizual. Kur ka rezistencë, parashikohet edhe përdorimi i forcës, por vetëm me urdhër të drejtuesit të operacionit, vetëm kur kjo është nevojshme dhe vetëm nëse të gjitha masat e tjera janë të pasuksesshme apo të pamundura.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI/ Vaksina ndaj koronavirusit kanë nisur testimet te njerëzit (DETAJET)
Previous article ABUZIMI NGA FSHQINJI I MOSHUAR/ 17 vjeçarja nga Saranda pajiset me urdhër mbrojtje nga prindërit e vet. (VENDIMI)

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT