• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“URDHËROI VRASJEN E…”/ Kush është shqiptari që u pagua 20 mijë euro për “kontratën e vdekjes” në Greqi?! (EMRI)
Home
Breaking News

“URDHËROI VRASJEN E…”/ Kush është shqiptari që u pagua 20 mijë euro për “kontratën e vdekjes” në Greqi?! (EMRI)

19 February, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat greke kanë zbardhur të tjera veprimtari kriminale të një bande shqiptaro-greke që vepronte në burgun e Koridhalos në shtetin fqinj, të cilët urdhëronin vrasje me pagesë, ose siç i quan shtypi grek “kontratat e vdekjes”.

Përgjimet kanë zbuluar se i burgosuri shqiptar me emrin Klodi, ka urdhëruar vrasjen e Arbër Bakos. Nga përgjimet rezulton se Klodi ishte ndërmjetës edhe për vrasjen e një shtetasi pakistanez në Greqi. Për këtë, ai kishte folur me një shqiptar që do të kryente vrasjen me pagesë. Shqiptari që do të ekzekutonte urdhrin për vrasje është nisur nga Shqipëria drejt Athinës vetëm për të bërë vrasjen. Vrasja ishte ndërmjetësuar edhe nga një 39-vjeçar grek që ndodhet në burgun e Koridhalos së bashku me Klodin.

Të dy do të merrnin nga 5 mijë Euro secili , ndërsa 20 mijë Euro do të paguhej shqiptari që do të kryente vrasjen, pra në total “kontrata e vdekjes” ishte 30 mijë Euro. Ata i kishin dhënë vrasësit me pagesë të gjitha informacionet e nevojshme dhe e kishin këshilluar që pistoletën ta hidhte në det sapo të përfundonte misionin.

Emri i shqiptarit që do të kryente ekzekutimin nuk është bërë i ditur për arsye hetimi, por dyshohet se në vitin 2013 ka marrë pjesë në një tjetër vrasje. Ai mbërriti fillimisht në Korinth dhe më pas në Athinë. Gjatë qëndrimit në kryeqytetin grek, ra në kontakt me një të burgosur në Korfuz, i cili kishte porositur 5 kg kanabis. Shqiptari u arrestua kur shkoi në Korfuz pasi po zhvilloheshin edhe operacione paralele nga autoritetet të tjera greke. Nuk është sqaruar ende motivi përse ishte porositur vrasja e pakistanezit. Dyshohet se ai mund të ketë qenë dëshmitar në një çështje të rëndësishme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MESSI ËSHTË GJENIU I VETËM NË FUTBOLLIN BOTËROR"/ Ish-trajneri i Realit e pranon
Previous article MBETËM PA FJALË/ Ja si dukej Orinda Huta 25 vite më parë (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT