• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Urdhër arresti për policen gjermane të IS-it, ja se si u identifikua përkrahësja e terroristëve
Home
Jetë

Urdhër arresti për policen gjermane të IS-it, ja se si u identifikua përkrahësja e terroristëve

3 July, 2018 k.autor Jetë

Hetuesit gjermanë arritën për herë të parë që të lëshojnë një urdhër arresti për një përkrahëse gjermane të IS-it, pas kthimit të saj në Gjermani.

27-vjeçarja Jennifer W. u arrestua të premten e kaluar në Bavari, njoftoi Prokuroria Federale në Karlsruhe. Përveç kësaj u kontrollua edhe banesa e saj në rrethin e Vechta në Saksoninë e Ulët.

Prokurori i Përgjithshëm Federal Peter Frank dëshiron të hetojë më me forcë ndaj mbështetëseve të organizatës terroriste “Shteti Islamik” (IS). Megjithatë kjo në shumicën e rasteve është e vështirë, sepse gratë shpesh martohen me luftëtarë të IS-it, lindin fëmijë dhe i edukojnë ata në frymën e ideologjisë së IS-it, por nuk ndërmarrin veprimtari aktive apo shërbejnë nën armë.

Në rastin e Jennifer W, hetuesit arritën të gjenin dëshmi se në periudhën shtator 2014 deri në fillimi të vitit 2016 kishte shërbyer për IS-in në Irak si “police për moralin”. Mbrëmjeve ajo patrullonte në parqet e qyteteve të Falluxhës dhe të Mosulit, dhe kontrollonte nëse gratë e tjera respektonin rregullat e sjelljes dhe të veshjes të vendosura nga milicia terroriste. Për këtë ajo fitonte mes 70 dhe 100 dollarë në muaj.

Para dy vjet e gjysmë islamistja u arrestua nga forcat turke të sigurisë pas një vizite në ambasadën gjermane në Ankara dhe u ekstradua për në Gjermani. Që nga kjo kohë ajo synonte të rikthehej në territoret e pushtuara nga IS-i. 27-vjeçari gjendet që nga e shtuna në paraburgim.

Nga 1000 rastet e reja të hetimeve të Prokurorisë Federale të nisura në vitin 2017, 24 kishin të bënin me femra të dyshuara për lidhje me organizatat terroriste islamike. Gjatë vitit 2018 kanë nisur më tepër se 20 hetime të reja ndaj femrash të përfshira në veprimtari të tilla.

Sipas autoriteteve gjermane të sigurisë nga zonat e luftimit në Siri po largohen për t’u rikthyer në Evropë gjithnjë e më shumë milicë të IS-it apo gratë e tyre, për shkak se IS-i ndodhet atje në një gjendje të vështirë ushtarake. IS-i u ka kërkuar atyre që largohen që të përpiqen ta fshehin identitetin e tyre të vërtetë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHOKON Sassuolo/ Klubi italian arrin marrëveshjen me Boateng
Previous article Kalon Ronaldon dhe Mesin/ Nejmar "ironizon": Të më shohin nga shtëpia

k.autor

Postime të ngjashme

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT” Jetë

KINEMAJA BOTËRORE NË ZI/ Shuhet aktori legjendar i komedisë Tim Curry, nga “I vetëm në shtëpi” te “Scary Movie” dhe “IT”

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine Jetë

MASAKËR ME 6 TË VRARË NË SHBA/ Autori gjendet i vdekur brenda një makine

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet Jetë

SOT EKLIPSI DIELLOR/ Spektakëli qiellor i vëzhgueshëm edhe në Greqi e Itali, ja vendet ku mund të shihet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT