• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“URAT RRINË TË HAPURA”/ Kurti: Vendimi nuk është kundër askujt, konsultime me aleatët
Home
Rajon

“URAT RRINË TË HAPURA”/ Kurti: Vendimi nuk është kundër askujt, konsultime me aleatët

14 August, 2024 s.autor Rajon

Hapja e urës së Ibrit nuk është kundër askujt, e aq më tepër kundër partnerëve tanë ndërkombëtarë. Këtë u kujdes ta theksonte kryeministri Albin Kurti, pasi ambasadori i SHBA në Prishtinë, Jeffri Hovenier tha se hapja e urës do të rrezikonte sigurinë e ushtarëve të NATO-s. Shefi i ekzekutivit kosovar theksoi se qeveria e tij do të vazhdonte konsultimet dhe koordinimet me partnerët e Kosovës në lidhje me rihapjen e urës mbi lumin Ibër në veri.

“I kemi mirëpritur raportet preliminare për vlerësimin e qëndrueshmërisë së urës të cilat i kemi ndarë dje edhe me komandantin e KFOR dhe ekipin e tij, në frymën e konsultimit dhe koordinimit të vazhdueshëm që kemi. Qeveria e Kosovës dhe unë, besojmë që liria e lëvizjes dhe sundimi i ligjit nga njëra anë dhe paqja e siguria në anën tjetër janë të mundura dhe të duhura për vendin shtetin, qytetarët, për shoqërinë e komunitetin. Hapja e urës nuk është kundër askujt aq më tepër ndaj partnerëve tanë. Kosova është shtet normal dhe urat e saj duhet të jenë normale, që do të thotë të hapura”, u shpreh Kurti.

Rihapja e urës për qarkullim edhe të automjeteve, është kundërshtuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga serbët lokalë.

Ura është blinduar nga vetura të KFOR dhe Eulex, ndërsa pjesëtarët e Policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të saj.

Vendet e QUINT-it, SHBA, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, e kanë quajtur të njëanshëm synimin e Qeverisë së Kurti, me BE-në që kërkon ta çojë çështjen në tryezën e dialogut. Kjo ishte temë diskutimi mes Kurtit dhe komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, Ozkan Ulutash, në orët e vona të së martës. Kurti tha se ja kishte bërë të qartë atij, se e konsiderojnë hapjen e urës një të drejtë të nevojshme dhe të dobishme për të gjithë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË POGRADEC/ Reagon Rama: Policia dhe Urgjenca kryen punën me profesionalizëm
Previous article A I SHPËTOI BURGUT DURIM BAMI? Kreu i Policisë së Shtetit sqaron pozitën me drejtësinë: Nuk është liruar në Dubai, por…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT