• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
URAGANI MARIA NË KARAIBE/ Autoritetet në Porto Riko: Viktimat s’janë 64, por mbi 1400
Home
Nderkombetare

URAGANI MARIA NË KARAIBE/ Autoritetet në Porto Riko: Viktimat s’janë 64, por mbi 1400

9 August, 2018 k.autor Botë, Nderkombetare

Numri zyrtar i viktimave që uragani Maria la pas në ishullin e Karaibeve ishte 64, por në një raport, i cili i drejtohet Kongresit amerikan, shifra që japin autoritetet portorikane është shumë herë më i lartë.

Autoritetet në Porto Riko kanë vlerësuar se uragani Maria ka vrarë më shumë se 1,400 persona, shumë më tepër se sa numri zyrtar i vdekjeve prej 64 personash. Shifra e re përmendet në një raport drejtuar Kongresit amerikan, ku kërkohen miliarda dollarë për të ndihmuar ishullin të rimarrë veten nga stuhia shkatërruese.

Mbështetur në statistikat e raportuara për herë të parë në muajin qershor, qeveria njoftoi se nga shtatori në dhjetorin e vitit 2017, ka pasur 1,427 vdekje më shumë sesa mesatarja e së njëjtës periudhë kohore, katër vite më parë.

Në raportin drejtuar Kongresit, ku detajohet një plan rindërtimi prej 139 miliardë dollarësh, qeveria e Porto Rikos thotë se vdekjet e tjera ndodhën nga pasojat e një stuhie që çoi në një “dështim kaskadë” në infrastrukturën e të gjithë ishullit me 3.3 milionë banorë.

Uragani Maria, si dhe ai Irma dy javë më vonë, goditën fuqishëm ishullin, duke shkaktuar përmbytje masive, si dhe duke lënë shumë të njerëz të sëmurë e të moshuar në pamundësi për të marrë trajtim mjekësor.

“Efektet shkatërruese të uraganeve në shëndetin dhe sigurinë e njerëzve nuk mund të ekzagjerohen”, thuhet në raportin e qeverisë që kërkon ndihmë nga Kongresi për të ndihmuar në rindërtimin e një ishulli që po luftonte me një krizë të thellë ekonomike kur u godit nga stuhia.

Disa javë pas stuhisë, zyrtarët portorikanë njoftuan se stuhia shkaktoi 64 vdekje, shumë prej të cilave ishin pasojë e rrëshqitjeve të tokës, apo përmbytjeve. Por për një kohë të gjatë ata kanë deklaruar publikisht se shumë të tjerë vdiqën për shkak të pasojave indirekte të stuhisë së fuqishme.

Numri i saktë i viktimave ka qenë një çështje debati dhe qeveria vetë publikoi në qershor shifrën prej 1,427 personash.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË DURRËS/ Shoferes 20-vjeçare i del MAKINA nga kontrolli. Hyn në shtëpinë e fshatarit dhe PLAGOS tre persona
Previous article KAOS TEK UDHËTARËT/ Moti i keq ndërpret energjinë për 1 orë në aeroportin e Malpensës

k.autor

Postime të ngjashme

PARA DY JAVËSH NJOFTOI SE NUK DO LARGOHEJ/ Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dëgjon kritikët, jep dorëheqjen Botë

PARA DY JAVËSH NJOFTOI SE NUK DO LARGOHEJ/ Kryeministri i Britanisë Keir Starmer dëgjon kritikët, jep dorëheqjen

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime Botë

MBYLLET RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE SHBA-IRAN NË ZVICËR/ Delegacionet tërhiqen për konsultime

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime Botë

ARRESTOHET SËRISH JOHN ALITE/ Ish-anëtari i bandës Gambino akuzohet për fajde, zhvatje dhe kërcënime

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT