• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
UNIFORMAT E POLICËVE/ Ministri e Brendshme rihap tenderin, 9 milionë euro në tre vjet
Home
Ekonomi
Portret

UNIFORMAT E POLICËVE/ Ministri e Brendshme rihap tenderin, 9 milionë euro në tre vjet

18 August, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Afro një vit më parë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa, në tetor 2017 anuloi tenderin e uniformave të policisë realizuar nga paraardhësi i tij Saimir Tahiri.

Aktualisht në terren efektivët e policisë janë duke përdorur uniforma pjesërisht ato të marra në dorëzimin nga tenderi i anuluar dhe një pjesë të gardërobës së vjetër të policisë.

Është vetë ministria e Brendshme e cila më 13 gusht ka bërë publik tenderin ku kërkon të plotësojë me veshje efektivët e policisë duke tenderuar me objekt “Blerje uniforma për Policinë e Shtetit dhe aksesorë që e plotësojnë” për vitet 2018, 2019 dhe 2020.

Sipas tenderit të ministrisë me vlerë afro 910 milion lekë është planifikuar blerja e uniformave për të gjithë strukturat në varësi të saj për tre vite, 2018-2019-2020. Ky tender mbyllet më 24 shtator dhe pas përzgjedhjes së ofertave do të dal emri i firmës apo operatorëve fitues.

Tenderi parashikon që të ketë dy uniforma policie përfshi veshjen verore dhe atë dimërore për afro 11 punonjës policie në varësi të ministrisë së Brendshme.

Në urdhrin e ministrit Xhafa tenderi i realizuar më parë nga paraardhësi u anulua me argumentin se  proçedura “Procedurë e Hapur mbi kufirin e lartë monetar” me objekt: “Uniforma për policinë e shtetit, elementët që e plotësojnë dhe këpucë”, që u zhvillua më datë 04.04.2017 Ora 11:00, anulohet sepse asnjë nga ofertat nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentet e tenderit.”

Veç uniformave njohur si gardëroba e policëve është publikuar dhe tenderi për këpucët e policëve për vitet 2018, 2019, 2020. Vlera e tenderit për këpucët është 290 milion lekë dhe po ashtu si veshjet është planifikuar në tre lote.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Merkato e mbyllur/ Manchester United i “ngec” lojtari dështak në skuadër
Previous article ÇËSHTJA E REFUGJATËVE/ Blindohen kufinjtë e Shqipërisë: Në gatishmëri që të mos ketë asnjë rast

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT