• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UNIFIKOHEN SHOQATAT E BASHKIVE/ Veliaj: Vendimet merren më kollaj! Nuk do kemi…
Home
Politikë

UNIFIKOHEN SHOQATAT E BASHKIVE/ Veliaj: Vendimet merren më kollaj! Nuk do kemi…

11 January, 2022 s.autor Politikë

Shoqata për Autonominë Vendore dhe Shoqata e Bashkive të Shqipërisë janë unifikuar me një vendim unanim të të gjithë kryetarëve të Bashkive të mbledhur ditën e sotme nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai e quajti mjaft të rëndësishëm këtë hap, që i hap rrugën prezantimit të përbashkët në një organizëm të 61 bashkive të vendit. Shoqata e re e krijuar do të drejtohet nga Pjerin Ndreu.

“Më në fund, kemi mbërritur në një ditë ku po sillemi si çdo vend tjetër europian. Kemi qenë të përçarë prej kohësh, ta pranojmë! Në fakt, shoqatat, përveç emrave formalë, kanë qenë një shoqatë e të majtëve dhe një e të djathtëve, por sot më vjen mirë që, për herë të pare, kemi edhe një përfaqësi nga Shkodra, të vetmen përfaqësi të zgjedhur, që është kryetarja e Këshillit. Megjithatë, kjo është diçka ‘ad hoc’ dhe duhet ta bëjmë të qëndrueshme. Po sikur të ndodhë që njëra nga shoqatat, siç po ndodh me krahun e opozitës, ndahet edhe mes vedit, si skenat që pamë tek SHQUP-i, pastaj këtë sjellje qesharake do duhet ta eksportojmë kudo në botë?! Apo më mirë i mbajmë si incidente të izoluara këtu brenda Shqipërisë çudirat shqiptare të partive dhe lojërat ‘kala dibrançe’ – “kush merr ndërtesat” – dhe të paktën jashtë jemi të unifikuar, si një trupë serioze njerëzish të zgjedhur të Republikës së Shqipërisë, që menaxhojnë 61 bashki, sot shumë herë më të konsoliduara…?”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se me unifikimin e sotëm, edhe vendimet do të jenë më të lehta.

“Ky unifikim vërtet është kthyer në një punë më të vështirë për kryetarin e njësisë vendore, ama vendimet merren më kollaj. Vendos një njeri dhe nuk kemi cic-mice mes bashkive kush bën një urë, dhe nga një anë e lumit është e majta nga ana tjetër e djathta, kurse ura nuk bëhej kurrë. Sot këto vendime merren dhe ecet përpara. Sot ishte vetëm një vendimmarrje politike unanime për të bërë këtë unifikim. Do të propozojmë që të caktojmë një grup pune të përbërë nga dy drejtorët tanë ekzekutivë dhe në një periudhë jo më të gjatë sesa 30 ditë, të kemi zgjidhje teknike të cilën pastaj do të duhet ta reflektojmë në gjykatë,” shpjegoi Veliaj.

Në fund, Veliaj ftoi të gjithë kryetarët e bashkive t’i bashkohen aktiviteteve të Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë.

“Me Tiranën Kryeqytet Europian të Rinisë na është dhënë një mundësi e madhe, një privilegj! Jemi kombi më i ri sot në Europë. Do të doja shumë që ta shfrytëzojmë këtë mundësi fantastike për të promovuar djem dhe vajza, të rinj dhe të reja të shkëlqyer, që jam i sigurt që i ka çdo komunitet. Deri më datën 28 Janar kemi bërë një thirrje për projekte që jemi gati t’i financojmë. Tirana duhet t’u shërbejë si një sfidë për të promovuar çunat dhe gocat më të mirë të komunitetit,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZYRTARE/ Tjetër “divorc” te Teuta, mesfushori largohet nga kampionët e Shqipërisë
Previous article "MJEKU S'MË DHA SHPRESA"/ 32-vjeçarja rrëfen vuajtjet dhe kërcënimet nga një burrë i martuar: Si më la pasi linda djalin

s.autor

Postime të ngjashme

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri Politikë

PROFILI/ Gjenerali Eric Wendt KONFIRMOHET si Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga Politikë

18 DITË REVOLTË/ Rama për protestuesit: Ekstremistë që kërkojnë pushtet nga rruga

KËRCËNIM NDAJ FAMILJES? Mesazhi i Marjana Koçeku për Bajrat e Shkodrës: S’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën Breaking News

KËRCËNIM NDAJ FAMILJES? Mesazhi i Marjana Koçeku për Bajrat e Shkodrës: S’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT