Pjesa shqiptare e Liqenit te Ohrit eshte shpallur “Pasuri Botërore” në listën e UNESCO-s! Ky eshte nje tjeter lajm fantastik per trashegimine tone, si pjese e kontributit shqiptar ne thesaret e cmuara per njerezimin.
Pasurite e tjera shqiptare ne listen e UNESCO-s jane: Qyteti antik i Butrintit, qytetet mesjetare te Beratit dhe Gjirokastres, trashegimia shpirterore e iso polifonise, Kodiket e Purpurt te Beratit pjese e Memories se Botes, zona e mbrojtur e pyjeve të ahut primat të lumit të Gashit në Shqipëri dhe zones se Rrajcës.
Sot, sesioni i 43-të i Komitetit të Trashëgimisë Botërore zhvilluar në Baku, Azerbajzhan, miratoi me unanimitet kërkesën e Shqipërisë për regjistrim të pjesës Shqiptare të Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore.
Ky vendim konsiderohet si nje kurorërëzim i punës disa vjecare te specialisteve te Institutit te Monumenteve te Kultures, ministrise se linjes si edhe te qeverise shqiptare.
Ky lajm pritet te ndikoje edhe me shume ne rritjen e imazhit te Shqiperise per nxitjen e turizmit kulturor dhe te eksplorimit te pasurive tona natyrore.
/Marrë nga Alfred Pez@, blogu personal