• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UNË ME RAMËN…”/ Ilir Meta: S’është faji im që opozita dorëzoi mandatet
Home
Politikë

“UNË ME RAMËN…”/ Ilir Meta: S’është faji im që opozita dorëzoi mandatet

23 April, 2020 F.autor Politikë

Presidenti Ilir Meta tha se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj mazhorancës, ndërsa komentoi zhvillimet e fundit në vend.

Meta u shpreh se qeveria i kishte kërkuar bashkëpunim presidentit për ndryshimet në Kodin Penal, por theksoi se nuk ka ndryshuar qëndrim se largimi i opozitës nga parlamenti ishte një akt i gabuar dhe se maxhoranca kishte përgjegjësi në largimin e tyre.

“Nuk ka qëndrim të dyfishtë. Nuk kam ndryshuar asnjë presje në qëndrimin tim që largimi i opozitës nga parlamenti ishte një akt jashtëzakonisht i gabuar dhe me pasoja të rënda për sistemin tonë. Një nga përgjegjësitë që opozita iku ishte e maxhorancës që vrapoi për t’i zëvendësuar me shpejtësi dhe sot kemi këtë parlament.

Qeveria ndërmerr një iniciativë për ndryshime në Kodin Penal që u cilësuan nga opinioni publik si mjaft shqetësuese. Edhe unë shpreha shqetësimin tim.  Ndërkohë, Qeveria kërkon bashkëpunim me Presidentin në këtë situatë, me idenë që kjo situatë nuk është  e parashikuar për këto probleme në Kodin Penal dhe kemi një boshllëk që duam ta mbushim. Presidenti kishte dy rrugë: Ti thoshte bëni çfarë të doni, unë do ta rrëzoj kur të vijë koha dhe ju do ta miratoni prap, dhe kishte dhe rrugën tjetër, për deri sa kërkoni bashkëpunim dhe Presidenti është i gatshëm të bashkëpunojë sipas kushteve më të mira.

Presidenti lexoi shqetësimet e organizatave për të drejtat e njeriut, ne këto i bëmë publike, ja dërguam qeverisë dhe parlamentit që nuk mund të dënohet një njeri me 15 vite, duhet të ketë një dënim proporcional, nuk mund të dënohet kushdo etj., gjithçka është bërë në mënyrën më të mirë, sipas praktikave më të mira.

Dhe përderisa mazhoranca iu përgjigj pozitivisht këtyre ndryshimeve, përse të mos e mbështes? Këtu nuk ka ndodhur asgjë veç se Presidenti ka bërë detyrën e tij“, tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETPLAGOSET ME ARMË 19-VJEÇARI NË KURBIN/ Familjarët e transportojnë drejt Traumës (EMRI)
Previous article PD E "TËRBUAR" ME ILIR METËN/ Xhelal Mziu sulmon presidentin

F.autor

Postime të ngjashme

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online Politikë

REPLIKON ME PROTESTUESIT/ Rama: Mendon ndryshe nga unë, por nuk shan dhe nuk deliron online

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT