• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UNË, KURTI, THAÇI DHE MUSTAFA JEMI TË GJITHË MASHTRUES”/ Habit Haradinaj: Ja pse nuk pranova të jem deputet
Home
Rajon

“UNË, KURTI, THAÇI DHE MUSTAFA JEMI TË GJITHË MASHTRUES”/ Habit Haradinaj: Ja pse nuk pranova të jem deputet

23 November, 2019 k.autor Rajon

Kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për RTV21 ka kritikuar liderët politikë përfshirë edhe vetën për shkak se nuk është kryer reforma zgjedhore.

“Ne jemi mashtrues që nuk e kemi kryer reformën zgjedhore. Përfshirë edhe mua që jam pjesë e tavolinave”ka thënë Haradinaj.

Këto deklarata ai i ka bërë në kontekst të zgjedhjeve të 6 tetorit të cilat ende s’kanë përfunduar. Por, për vonesat ai ka thënë se nuk duhen fajësuar KQZ-në, PZAP-në por partitë politike.

Deklarata të tilla vetëfajësuese Haradinaj i bën shpesh. Gjate një interviste në Shqipëri, Haradinaj kishte thënë se liderët në Kosovë e Shqipëri i vjedhin vendet e tyre.

Kryeministri në largim i vendit, ka folur edhe rreth vendimit të tij për të mos u bërë pjesë e Kuvendit të ri të Kosovës, ndonëse ka kandiduar për deputet dhe i ka siguruar votat e mjaftueshme në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Haradinaj, i cili udhëheq Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, ka thënë se partisë nuk do t’i mungojë përkrahja e tij, përkundër mospërfshirjes së tij në grupin parlamentar të AAK-së.

“Jam i vetëdijshëm që Kosovën e presin shumë sfida, dhe sfida jo të lehta. Kemi deputetë që kanë shërbyer disa mandate, dhe deputetë të rinj…”,ka deklaruar Haradinaj në RTV21, të premten.

“Unë do të mbetem në përkrahje të grupit parlamentar, të rolit të Aleancës në parlament”,është shprehur ai.

Haradinaj ka thënë se ka vendosur të mos bëhet deputet, që të jetë më i lirë në ushtrimin e postit të kryetarit të AAK’së.

“Kam obligime ndaj partisë, sepse s’kam mundur t’i përkushtohem gjatë kohës sa kam qenë në qeverisje”, ka deklaruar Haradinaj.

“Dëshiroj t’i kthehem punëve të partisë”,është shprehur ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROÇESVERBALI/ Alibeaj i PD-së dhe Avokatja e Popullit Ballanca "qanë hallin" e Vetingut të Marsida Xhaferllarit në mbledhjen e KED
Previous article PRESIDENTI META KËRKON REFERENDUM/ Maxhoranca drejt ndryshimeve të Kushtetutës?

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes Rajon

KRIZA NË KOSOVË/ Ish-ambasadori Walker paralajmëron: Nëse partitë nuk bashkohen për Presidentin, do të ketë thellim të përçarjes

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit Rajon

"KASAPI I BALLKANIT" ME FUNERAL / Serbia do t’i japë nderime Ratko Mlladiçit

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT