Drejtuesja e Shërbimit të Pneumologjisë, në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, Silvana Bala ka folur në lidhje me situatën e Covid në vendin tonë.
Teksa u ka bërë apel të gjithëve që të mbrohen ku dhe ka përmendur se Covid është një rrezik i madh, ajo ka theksuar se deri më tani në spital janë të shtruar rreth 10 të rinj.
“Përballohet një volum shum i madh pune, ka forma të rënda. Ka dhe mosha të reja të cilët e kanë neglizhuar ardhjen në spital në ditët e para.
Në momentin që pacientët kanë simptoma duhet ti drejtohen mjekut. Drejtimi në ditët e para bën që ai të fillojë mjekimin menjëherë. Kjo është një virozë që mund ti zërë në gjithë.
Përdorni maskat ju që jeni në ambiente të mbyllura. Unë e shikoj lart se çfarë bëhet me këtë sëmundje. Dua të kem sa më pak mosha të reja. Te Shefqet Ndroqi janë 10 ose më pak të rinj. Janë mosha 25-27 vjeç”, shtoi ajo.
Bala u shpreh se në këtë spital aktualisht po trajtohen rreth 10 pacientë që variojnë nga moshat 25-40 vjeç.
“Puna është shumë e madhe. Pothuajse 2/3 e spitalit është e mbushur me pacientë. Ka fluks pune. Ka forma të rënda në mosha të mëdha por edhe në mosha të reja që kanë qëndruar dhe kanë menduar se është një virozë që do të kalojë në shtëpi.
Ata që kanë problemet duhet t’i drejtohet mjekut që të fillojnë mjekimin menjëherë dhe ta kalojë sëmundjen me lehtë. Janë veprimet që i kryejnë individët vetë. Ka shumë persona që nuk e vlerësojnë apo i vjen rëndë të thonë që më ka zënë COVID-19. Nuk është turp. Problemi është që mund t’i zërë të gjithë nëse do të tregohen të kujdesshëm.
Do jap një apel, është një sëmundje që po nuk u vlerësua, është shumë e rëndë. Po u ruajte, po mbajte maskë, je më i mbrojtur. Përdorni maskat, mbrojeni veten dhe të tjerët. Unë shikoj se çfarë bëhet me këtë sëmundje të prindër tanë.
Nuk ka shumë të rinj, rreth 10 të rinj nga moshat 25-40 vjeç. Pas kësaj moshe rritet numri. Ka mosha të kaluara që luftojnë me jetë”, u shpreh ajo.