Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrat Elisa Spiropali dhe Arben Ahmetaj, ishte mesditëne sotme në shkollën e re të Paskuqanit “Jashar Hoxha”, ku inspektoi nga afër punimet.
Gjatë hyrjes në shkollë, Rama nuk ka kursyet edhe batutat kur nxënësit i janë drejtuar me buqeta me lule.
Por për kryeministrin, lulet duhet t’i merrte ministrja Spiropali, të cilën e ka quajtur si “lule”.
Kryeministri ka bërë autoironi, teksa e ka quajtur veten e tij si “ferrë”, po ashtu dhe minsitrin Ahmetaj dhe kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Rakip Suli.“Lulet shkojnë te lulet, unë me Rakipin jemi ferrë! Arbeni është ferrë!”, tha Rama.
Edhe në këtë inaugurim Rama nuk ka lënë pa provuar dhe fushën e basketbollit, teksa nuk ka lënë me një anë batutat për Rakip Sulin.
“Rakip, je i lodh komplet, je i rraskapit”, ka thënë Rama.


