• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ULJE DHE NGRTJE TEMPERATURASH/ Ndryshimet e motit, ja çfarë na pret gjatë kësaj jave
Home
Sociale

ULJE DHE NGRTJE TEMPERATURASH/ Ndryshimet e motit, ja çfarë na pret gjatë kësaj jave

14 June, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Kjo javë pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm dhe nuk do të mungojnë reshjet e shiu të cilat sadopak pritet të zbusin thatësinë e madhe që po mbretëron në disa rajone. Nuk do të mungojnë as temperaturat mjaft të larta dhe zagushia sidomos gjatë mesit dhe fundit të javës

Java filloi e freskët dhe me riga lokale shiu dhe kështu do të vazhdojë dita e hënë duke gjeneruar rrebeshe të fuqishme në disa rajone pasditen e sotme. Nuk përjashtohet mundësia që në disa zona të ketë breshër dhe bubullima të zhurmshme.

Nga nesër (e martë) pritet të ketë rritje të ndjeshme të temperaturave për arsye të ardhjes së masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore. Njëkohësisht krahas nxehtësisë priten edhe zhvillime të stuhive afatshkurtra, të izoluara të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe në zona të izoluara me breshër dhe bubullimë.

Rrebeshet pritet të jenë më të rralla dhe më të izoluara të mërkurën dhe të enjtën për tu rikthyer fuqishëm nga e premta dhe për fundjavë.

Sa i përket bregdetit gjatë tërë javës pritet mot kryesisht me diell dhe zhvillimet e stuhive pritet të jenë krejtësisht të rralla dhe të izoluara deri në fundjavë kur ka gjasa që edhe në bregdet të ketë reshje më të përqëndruara të shiut (të dielen).

Temperaturat do të shënojnë rritje nga nesër dhe ato maksimale pritet të arrijnë deri në 32-33 gradë Celsius dhe për shkak të nivelit të lartë të lagështisë relative të ajrit i nxehti i mesjavës mund të jetë paksa i rëndë dhe me zagushi. Normalisht në ato zona ku do të ketë rrebeshe pritet freskim.

Për fundjavë sipas ecurive aktuale sinoptike do të ketë rrebeshe dhe reshje shiu si dhe ulje graduale të temperaturave në tërë rajonin. Ulja e temperaturave do të ndjehet nga e diela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PSE U MBAJT SEKRET ARRESTIMI I KASANDËR NOGËS? Policia e Shtetit sqaron: Na e kërkuan belgët, dyshohet se…
Previous article "TRADHËTITË JANË SHTUAR, POR KANË RËNË..."/ Dedektivi privat zbulon historitë e femrave që punësuan ‘agjentët’

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës, arrestohen 2 vëllezërit në Lezhë (EMRAT) Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Morën me forcë 28-vjeçarin, e dhunuan dhe më pas e lanë në mes të rrugës, arrestohen 2 vëllezërit në Lezhë (EMRAT)

E RËNDË NË RRUGËN E KOMBIT/ Makina nga Kosova përplaset me kamionin, 4 të plagosur Aktualitet

E RËNDË NË RRUGËN E KOMBIT/ Makina nga Kosova përplaset me kamionin, 4 të plagosur

ÇFARË NDODHI? Tre operacione në 24 orë në Dhërmi, Delvinë dhe Qafë Botë, arrestohen 3 persona për armë, vjedhje dhe trafik Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Tre operacione në 24 orë në Dhërmi, Delvinë dhe Qafë Botë, arrestohen 3 persona për armë, vjedhje dhe trafik

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT