• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Ulja e tarifave të telefonisë fikse, AKEP e shtyn për në vitin 2019
Home
Ekonomi

Ulja e tarifave të telefonisë fikse, AKEP e shtyn për në vitin 2019

29 December, 2017 k.autor Ekonomi

Autoritetit i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka bërë së fundmi një analizë të tregut të telefonisë fikse duke pasur në fokus nismën e marrë disa vite më parë për reduktimin gradual të tarifave të terminimit të thirrjeve.

Por situata e tregut duket se e ka bërë institucionin të rishikojë planin për uljen e mëtejshme të tarifave e cila parashikonte që në 1 janar 2018 reduktonte me të paktën 46 për qind ato ekzistuese.

Nga 1.29 lekë për minutë që është aktualisht tarifa, ajo pritej që të shkonte në 0.70 lekë për minutë në telefoninë fikse. Propozimin e ri AKEP e ka nxjerre per konsultim publik.

“Siç mund të vihet re nga tabela e mësipërme reduktim i parashikuar në 1.01.2018 parashikon reduktim me 46% të FTR të të gjithë operatorëve te rrjeteve fikse si dhe të tranzitimit të Albtelecom.

Kjo përbën një reduktim të konsiderueshëm edhe të të ardhurave nga terminimi për të gjithë operatorët e rrjeteve fikse dhe në kushtet specifike të Shqipërisë për rrjetet fikse (shumë rrjete fikse dhe në madhësi shumë më të vogël se vendet e BE-së, pra me ekonomi shkalle shumë të kufizuar) përbën një reduktim jo-proporcional” thuhet në dokumentin e AKEP.

Nën këtë argument Autoriteti vlerëson se duhet të shtyhet aplikimi i reduktimit të parashikuar më 1.01.2018   duke vijuar me tarifat aktuale te terminimit (të të gjithë operatorëve të rrjeteve fikse) dhe tranzitimit të Albtelecom, deri në afatin e përcaktuar në vendimet përkatëse që AKEP do të marrë pas këshillimit publik dokumentit.

Ulja e re e propozuar dhe afatet

Duke parashtruar si variant shtyrjen e afatit për reduktimin e tarifave në telefoninë fikse AKEP ka propozuar një skemë të re që rrit numrin e fazave dhe afatin e zbatimit.

Kështu nga 1 shtatori 2018 propozohet që tarifat të ulet nga 1.29 lekë për minutë në 1 lekë për minutë, një reduktim ky me 23 për qind. Kurse faza e dytë e reduktimit të hyjë në fuqi në 1 janar 2019 duke çuar këtë tarife në 0.70 lekë për minutë.(monitor)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Nga çadra e PD te çështja Tahiri, çfarë la pas 2017. Këto ishin ngjarjet kryesore
Previous article Evertoni 'pazar' në Turqi, gati kontrata me sulmuesin e Besiktas

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT