• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ULJA E TAKSIMIT TË LOJËRAVE TË FATIT: Tabaku: Pastrim parash përmes tyre
Home
Shqipëri

ULJA E TAKSIMIT TË LOJËRAVE TË FATIT: Tabaku: Pastrim parash përmes tyre

11 September, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Një ditë pasi mazhoranca në Komisionin e Ekonomisë vendosi t’i kërkojë Parlamentit rrëzimin e dekretit të Presidentit Ilir Meta, i cili sillte për rishqyrtim ligjin për tatimin mbi të ardhurat, pasi, sipas tij, ulja e barrës fiskale për lojërat e fatit stimulonte këtë industri, duke krijuar efekte negative në aspektin social dhe ekonomik. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një postimi në rrjetet sociale ka vënë në dukje se në 5 vitet e PS ndryshe nga sa u premtua, lojërat e fatit janë favorizuar.

Për Tabakun, ulja e taksimit të pikave të bastit dhe lojërave të fatit nga 23% në 15%, vjen pasi Qeveria Rama siç shumë e kanë të qartë është skllave e krimit të organizuar dhe pastruesve të parave.

“E meqënëse djalli qëndron në detaje, shembulli më i qartë se pse sot qeveria, krimi, pronarët e lojërave te fatit janë një është pastrimi parave që shpjegon rritjen e numrit të pikave të basteve. Kjo nuk mund te kish ndodhur pa mbështetje, bashkëpunim e inkurajim nga niveli më i larte, pra kryeministri Rama tek ai më i ulëti”, shprehet ajo, teksa vë në dukje shtimin e pikave të basteve ndër vite. “Nga gjoja aksioni “Fund i Marrëzisë” e deri më sot pikat e lojërave të fatit dhe basteve sportive janë më shumë se shumëfishuar. Në kohën e qeverisë së ‘keqe’ Berisha ishin 928 ndërsa në kohën e qeverisë së ‘mire’ Rama janë 4230, jo vetëm kaq por pikat pranë institucioneve shkollore, fetare dhe shtetërore janë shtuar si kërpudha pas shiut”.

Më tej ajo rikujton premtimet e ministrit Ahmetaj, i cili sipas saj: “Sot ka veshur pelerinën e luftëtarit të paepur kundër kazinove dhe basteve sportive se si argumentonte se ishte pro nismës së deputetëve të mazhorancës në Komisionin e Ekonomisë dhe Financës për shtyrjen e ligjit të lojërave të fatit. Siç e mbaj mend zotimin e tij për aktet nënligjore që do të vinin brenda viti 2017 por që nuk erdhën kurrë”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E BRAKTISA SHKOLLËN SEPSE MË TALLNIN"/ Tani modelja punon për Victoria’s Secret
Previous article MERR FUND "TELENOVELA"/ Icardi vendos mbi të ardhmen, do firmosi kontratën me...

k.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë Politikë

PAMJET/ U largua nga grupi i PS, deputetja Marjana Koçeku del në protestë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin Politikë

PUBLIKON FOTON/ Rama: Ndërtoi pa leje në kalanë e Durrësit, protestuesja sot flet për mjedisin

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT