• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Ulja e përdorimit të euros nga BSH eksportuesit kundër: Dëmtohemi!
Home
Ekonomi

Ulja e përdorimit të euros nga BSH eksportuesit kundër: Dëmtohemi!

8 February, 2018 luljetaautor Ekonomi

Eksportuesit e shohin me shqetësim nismën për deuroizimin, të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me institucione të tjera . Kreu i Shoqatës së Eksporteve, Alban Zusi deklaron për Ekonomix.al se përpjekjet për të ulur përdorimin e euros në ekonomi do ta zhvlerësojnë këtë monedhë, në të cilën kryhet i gjithë aktiviteti eksportues. Rrjedhimisht, fitimi i kompanive eksporteuse do të ulet ndjeshëm dhe kjo do të reflektohet më pas, në aktivitetin e tyre. Eksporti është një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, pasi është një ndër kontribuesit kryesor në rritjen ekonomike të vendit.
“Jemi njohur me projektin e ri të Bankës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave për deuroizimin e mjedisit financiar. Ajo që ne duam të dimë si eksportues, është bërja publike e të gjithë planit të deurozimit, me të gjithë elementet e arsyetimit pse bëhet, cilat janë kostot që kanë bankat duke mbajtur transaksione në euro dhe çfarë është më e rëndësishme, cila do të jetë vlera e euros në raport me lekun, pas këtij procesi. Pra, a do të sjellë ky proces zhvlerësimin e euros? Kjo pasi eksportet do të ishin të goditura, nëse euro zhvlerësohet”, shprehet Zusi.

Kryetari i Shoqatës së Eksporteve sqaron se aktualisht, sektori po i vuan pasojat e zhvlerësimit të euros. Humbjet janë të konsiderueshme për këtë degë të ekonomisë, që ka edhe një numër të madh të punësuarish. “Një vit më parë, euro shkëmbehej me rreth 140 lekë. Si pasojë e ndërhyrjeve në treg të faktorëve ndoshta jo ekonomikë, por edhe e përpjekjeve për deuroizim që bëri Banka e Shqipërisë një vit më parë, monedha europiane zbriti në nivele shumë të ulëta, afër 132-133 lekëve. Kjo rënie prej afro 6%, në fakt, është ulje e të ardhurave në total të binzeseve eksportuese me 6%. E krahasuar me fitimin, nëse do të konsideronim një fitim neto prej 15-20%, praktikisht bizneset eksportuese kanë pësuar rënie prej afro 30-40% të fitimit. Humbja që na ka ardhur nga rënia e euros është dy ose tre herë më shumë sesa tatim fitimi që paguajmë”, argumenton Zusi.

Eksportuesit kërkojnë transparencë të arsyeve të ndërmarrjes së nismës së deuroizimit, se cili sektor favorizohet përballë goditjes së pritet të marrin eksportet. “Në këto kushte, Banka e Shqipërisë, përsëris, duhet të bëjë transparente para publikut dhe përballë eksportuesve, nëse plani i saj për deuroizim do ta zhvlerësojë euron në raport me lekun dhe nëse kjo është llogaritur, a ka pasur një analizë nga ana e BSH-së se çfarë e dëmton më shumë ekonominë e vendit: kostoja e bankave apo ulja e konkurrueshmërisë të të gjitha eksporteve shqiptare.”, përfundon Alban Zusi, kreu i Shoqatës së Eksporteve./Economix

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vodhën 530 milionë dollarë, SHBA ngre padi ndaj 36 personave
Previous article ARRATISJA SPEKTAKOLARE/ Tentativa e Saimirit për t'ju larguar GJYKATËS, flet e ëma: Është në DEPRESION djali

luljetaautor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT