• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
Ulen depozitat, normat e interesit nën 1 përqind, nuk mbulojnë as inflacionin
Home
Ekonomi

Ulen depozitat, normat e interesit nën 1 përqind, nuk mbulojnë as inflacionin

1 May, 2018 k.autor Ekonomi

Ulja e normës së interesit nga Banka e Shqipërisë ka ndihmuar ekonominë duke i bërë kreditë për biznesin dhe individët më të lira. Por ajo ka dhe një pasojë negative; zhvlerësimin e depozitave të qytetarëve.

 
 “Të mos harrojmë që interesat e depozitave janë 1 për qind duke mos mbuluar as inflacionin. pra vlera reale e depozitave ulet. Në këto kushte individët kërkojnë forma të tjera”, shprehet Arjan kadareja, ekspert i ekonomisë.

Sipas Bankës së Shqipërisë krahasuar me një vit më parë, depozitat në lekë janë ulur me 4 për qind. Për shkak se mbajtja e parave në bankë është investim me humbje, një pjesë e individëve po i zhvendosin kursimet e tyre në bonot e qeverisë, apo fondet e investimeve, të cilat ofrojnë më shumë fitime. Por këto instrumente kanë një risk pak më të lartë.

“Natyrisht sepse fondet e investimeve nuk janë të siguruara siç sigurohen depozitat, por prapë pa risk nuk ka”, thotë Arjan kadareja.

Të menaxhosh kursimet kur normat e interesit janë të ulëta është e vështirë. Por cila është këshilla e ekspertëve për ata që kanë kursime?

“Në kushtet e normave të ulëta të interesit duhet të synosh të bësh investime edhe me rrezik, por të balancuar portofolin të diversifikuar. Nuk ka sens të mos blesh investime afatgjata, për shembull obligacione të qeverisë. Edhe investimet në fondet e investimit duhet të konsiderohen si pjesë e portofolit të investimeve”, thotë eksperti.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se norma bazë e interesit nuk do të ndryshojë të paktën deri vitin e ardhshëm. Rrjedhimisht interesat reale të depozitave do të vazhdojnë të mbeten negative, çka me gjasa do të nxis më shumë qytetarë që të kërkojnë alternativa të tjera për të investuar kursimet e tyre.

Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTI TRAGJIK NË KURBIN/ Policia jep DETAJET: Tre të rinjtë që humbën jetën janë...
Previous article E njihni këtë vogëlushe? Sot është një ndër këngëtaret shqiptare më të njohura (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina Breaking News

NDRYSHOJNË SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE/ Sa do të shiten nafta dhe benzina

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT