Mbështetësit e ish presidentit gjeorgjian Mikheil Saakashvili e kanë liruar atë nga një furgon policor në Ukrainë pas ndalimit të tij me dyshimin për të ndihmuar një organizatë kriminale.
Saakashvili është bërë një kundërshtar i ashpër i Poroshenko. Ai e ka akuzuar presidentin për dështimin e rrënimit të korrupsionit. Poroshenko ka mohuar akuza të tilla në të kaluarën.
Në njërën dorë kishte pranga, por nuk donte t’ia dinte. Ishte I rrethuar nga qindra mbështetës të tij kur bëri thirrjen e madhe për protest.
“Ju bëj thirrje të filloni një protestë paqësore kundrej Poroshenkot. Ju nuk duhet të keni frikë”, tha ai teksa mbante autoporlantin në dorë.
Ai është i dyshuar për marrjen e financimit nga një grup kriminal i lidhur me ish-presidentin Viktor Janukoviç. Saakashvili mund të përballet me burgim deri në pesë vjet nëse shpallet fajtor.
Ai përballet me kërcënimin e ekstradimit në Gjeorgji, ku kërkohet nga akuzat për korrupsion. Ai pretendon se akuzat janë të motivuara politikisht. Para se të shkonte në Ukrainë Saakashvili shërbeu për gati 10 vjet si president i Gjeorgjisë.
/AlpeNews.al/