• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“UKRAINASIT NUK E DINË SE…”/ Përlotet Spiropali, çfarë i tregoi Klitschko në zyrën e tij
Home
Politikë

“UKRAINASIT NUK E DINË SE…”/ Përlotet Spiropali, çfarë i tregoi Klitschko në zyrën e tij

18 June, 2022 F.autor Politikë

Gjatë intervistës me gazetaren Nisida Tufa, ministrja Spiropali u pyet si cili ishte momenti më i vështirë nga udhëtimi në Kiev, i zhvilluar nga delegacioni shqiptar dhe ai i Malit të Zi.

Ministrja tregoi se ndërsa kalonin nëpër qytetet e shkatërruara nga sulmi rus, emocionet ishin të forta, por ajo u ndal tek një detaj që ndodhej në zyrën e kryetarit të bashkisë së Kievi.

Ndërsa tregonte se një fëmijë i vogël i kishte dhuruar arkën e vet të kursimit për t’i ndihmuar, ministrja shihet e përlotur.

Pjesë nga intervista:

 

 

Cili ka qenë momenti që mund ta cilësonit si më të vështirin gjatë gjithë këtij udhëtimi?

I gjithë udhëtimi ishte një vizitë shumë emocionuese, e fortë nga ngarkesa dhe nuk pati momente të vështira sa i përket sigurisë fizike, por kishte ngarkesë emocionale dhe ishte privilegj të takoja njerëz të tillë. Këta njerëz dhe i gjithë populli janë heronj të vërtetë që po qëndrojnë para një ushtrie më të të fuqishme, por sërish nuk dorëzohen. Nuk dorëzohen sepse rusët nuk e dinë se për çfarë po vdesin, ukrainasit e dinë se për çfarë po luftojnë dhe për çfarë po jetojnë dhe ky është ndryshimi shumë i madh, dhe ndaj një ushtri aq e madhe nuk po e mposht dot Ukrainën! Vullneti i këtyre njerëzve dhe dëshira për t’u lënë fëmijëve të tyre të lirë, evropian, është shumë e madhe.

Po e diskutonim dhe me kryetarin e bashkisë së Kievit… Ai mbi tavolinën e tij kishte një enë qelqi të vogël të mbushur me monedha dhe na tha që këtë na e ka dhënë një fëmijë i vogël, rreth 7 vjeç, ishin kursimet e tij. Dhe na tha ‘unë këto kam, do t’i jap për Ukrainën dhe… Luftoni për ne!’

Kur e shihni fundin e kësaj lufte?

Duke kënaqur vullnetin e një diktatori, të një pushtuese, nuk mund të arrihet kurrë një paqe e përhershme, dhe historia e Evropës e ka treguar se duhet luftuar për atë që beson, rendin e ri botëror të sigurisë dhe partneritetin mes vendeve dhe demokracinë. Çdo gjë tjetër mund të perceptohet si dobësi nga ana e një regjimi diktatorial dhe kjo mund të mos mbarojë kurrë

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETTING EDHE NË KOSOVË/ Albin Kurti: Komisioni i Venecias na dha "dritën jeshile"
Previous article "LUFTË" KLIKIMESH/ Pas deklaratës së Noizyt, reagon Tayna: Çfarë dreqin…

F.autor

Postime të ngjashme

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot Breaking News

"ËSHTË REFORMË PËR VENDIN, JO PËR..."/ Rama me kryebashkiakët e PS: Qytetet do ofrojnë shërbime njësoj si sot

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por… Breaking News

"SHQIPËRIA E PARA NË BOTË PËR SIGURINË KIBERNETIKE"/ Reagon Rama: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi... Politikë

"LE T'I LËMË FANTAZMAT TË DALIN NË PENSION"/ Ministrja Dhuka i përgjigjet homologut serb: Historia nuk kthehet pas pse do Beogradi...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT