• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UKRAINA SULM ME DRON NDAJ RUSISË/ Mbyllen për disa orë katër aeroportet e Moskës
Home
Nderkombetare

UKRAINA SULM ME DRON NDAJ RUSISË/ Mbyllen për disa orë katër aeroportet e Moskës

6 May, 2025 s.autor Botë, Nderkombetare

Rusia akuzon Ukrainën se ka nisur një sulm me dron gjatë natës duke synuar Moskën për natën e dytë radhazi, raporton BBC. Sipas autoriteteve ruse, të paktën 19 dronë janë shkatërruar përpara se të arrinin në qytet. Katër aeroportet kryesore të kryeqytetit u mbyllën për disa orë për të garantuar sigurinë por u rihapën më pas.

Sulme me dronë janë raportuar gjithashtu në qytete të tjera ruse si Penza, Voronezh dhe Kursk. Në këtë të fundit, një nënsistem elektrik në qytetin Rylsk është dëmtuar, duke lënë pa energji një pjesë të zonës, ndërsa dy adoleshentë kanë mbetur të plagosur.

Në të njëjtën kohë, autoritetet ukrainase kanë raportuar sulme të ngjashme nga Rusia në Kharkiv, në zonën e Kievit dhe në Odesa, ku një person humbi jetën.

Ndërkohë, në kufirin me rajonin e Kurskut, përplasjet tokësore duket se janë intensifikuar. Blogerë ushtarakë rusë raportojnë se forcat ukrainase kanë tentuar të kalojnë kufirin me automjete të blinduara mjete për çminim, duke kaluar pengesat dhe fushat me mina.

Ukraina konfirmon se forcat e saj mbajnë ende prani ushtarake në territorin rus të Kurskut, në vazhdim të operacionit të filluar në gusht 2024.

Autoritetet në rajonin ukrainas të Sumyt, që ndodhet afër kufirit me Tyotkino – zona ku Ukraina pretendon të ketë goditur një njësi komanduese dronësh – kanë bërë thirrje për evakuim në disa vendbanime, për shkak të përkeqësimit të situatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KALLZUAN KANDIDATEN E PS PËR KRIM ZGJEDHOR/ SPAK rrëzon Flamur Nokën dhe PD: Nuk provohet vepra penale
Previous article RËSHQITJE E MASIVIT TË DHEUT NË FABRIKËN E KROMIT NË KLOS/ Ministria e Mbrojtjes: Vazhdon kërkimi për gjetjen e të riut, ka rrezik në zonë

s.autor

Postime të ngjashme

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë Botë

LETRA DREJTUAR KRYEMINISTRIT TË RI/ Milionerët britanikë kërkojnë që të taksohen më shumë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon Botë

PAS KËRCËNIMIT TË TRUMP/ Irani paralajmëron kundërpërgjigje: Do të godasim infrastrukturën strategjike në rajon

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët Botë

SKANDAL NË ITALI/ Në burg autori i “amfiteatrit” të rremë arkeologjik, mashtronte turistët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT