Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur heronjtë e tyre të gjallë dhe ata që kanë ndërruar jetë në luftën e përgjakshme me Rusinë. Ukraina i ka dekoruar ata me medalje për trimërinë e tyre të treguar në përballjen me ushtarët rusë. Emrat e heronjve ukrainas nisin që nga togerët e deri tek kolonelët dhe lejtnantgjeneralët.original
Më poshtë janë edhe emrat e bërë publikë nga autoritetet ukrainase
Gerus Andriy Andriyovych, toger i lartë. Ai rrëzoi një avion armik IL-76 mbi Kropyvnytskyi dhe parandaloi një raketë ruse.
Krasilnikov Dmitry Sergeevich , komandant i grupit operativ dhe taktik. Për dy ditë ai luftoiduke shpëtuar njerëz dhe pajisjet ushtarake. Ai ndali armikun në Kharkiv.
Kruglov Andrey Nikolaevich , nënkolonel. Ai tërhoqi njësinë Buk SAM nga sulmet e armikut dhe shkatërroi dy helikopterë rusë dhe një avion.
Mostovy Alexander Vladimirovich , kolonel. Ai rrëzoi një avion rus IL-76 pranë Vasilkovit, si dhe dy helikopterë Mi-24, të cilët penguan uljen e armëve.
Sodol Yuri Ivanovich, gjenerallejtënant. Në betejat për Volnovakhan, ai shtëpoi njerëzit nga sulmi i armikut dhe organizoi një kundërsulm të suksesshëm. Mbron Mariupolin.
Khoroshun Eduard Mykolayovych, Kolonel i Shërbimit Mjekësor. Ai organizoi personalisht mbrojtjen e qendrës mjekësore ushtarake të rrethuar duke kryer evakuimin e të plagosurve.
I dhënë pas vdekjes:
Vagorovsky Eduard Mykolayovych , nënkolonel. Ai vdiq teksa po luftonte me një avion rus nga goditja me raketa duke iu dhënë mundësi pilotëve të tjerë të ngriheshin në ajër.
Kolomiets Dmitry Valerievich, major. Ai u qëllua nga një aeroplan armik, teksa po devijonte sulmin e avionëve armikë për të shpëtuar bashkëatdhetarët e tij
Matulyak Hennadiy Vasyliovych , nënkolonel. Shkatërroi pajisjet ushtarake të armikut pranë Gostomel.
Movchan Vitaliy Anatoliyovych, toger. U vra në betejën ajrore duke shkatërruar dy avionë armikë.
Oksanchenko Alexander Yakovlevich , kolonel. Ai vdiq në betejën e sulmeve ajrore përballë avionë armikë.
Radionov Vyacheslav Denisovich, toger i lartë, rajoni i Kievit. Ai ndihmoi të gjithë ekuipazhin e brigadës të ngrihej në Vasylkiv dhe t’i shpëtonte nga një goditje raketore. Lavdi heronjve tanë!


