• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Ujku i vetmuar” profili i terroristit, jeta e tij në Nju Jork
Home
Botë

“Ujku i vetmuar” profili i terroristit, jeta e tij në Nju Jork

1 November, 2017 Ina.Autor Botë

Historia amerikane e autorit të sulmit të Nju Jorkut, fillon në vitin 2010 si ajo e mijëra emigrantëve të tjerë për ëndrrën amerikane.

Personi që shkaktoi të paktën 8 të vdekur dhe 11 të plagosur, zbriti para 7 vitesh në aeroportin “John Fitzgerald Kennedy” të Nju Jorkut. Sayfullo Saipov, vendosi të shpërngulej përgjithmonë nga Tashkenti, kryeqyteti i Uzbekistanit.

Ishte vetëm 22 vjeç dhe i papunë. Ndalesa e tij e parë ishte në Ohio, duke vijuar më tej në Florida dhe së fundmi në qytetin Patërson të New Jersey-it.

Fillimi duket të ketë qenë i vështirë për agresorin pasi fliste vetëm disa fjalë anglisht dhe pëlqente të flinte deri vonë, janë shprehur kështu disa të njohur të Saipov për mediat amerikane. Megjithatë autori i sulmit gjen punë në Florida si shofer kamioni.

Pas shpërnguljes nga Florifa, ai i bashkohet kompanisë se taksive Uber në Nju Xhersi.

Një aktiviste fetare dhe blogere uzbeke me bazë në SHBA, tha për BBC se Sayfullo Saipov  u shndërrua në një person agresiv pasi u radikalizua nëpërmjet internetit. Sipas blogeres, Saipov nuk ishte i arsimuar mirë dhe nuk kishte dijeni për Kuranin përpara se të arrinte në SHBA. Megjithatë në këto raste, dëshmitë e të njohurve dhe miqve të tij janë gjithmonë të njëjta: “Askush nuk vuri re ndonjë gjë të çuditshme tek Sayfullo Saipov. Ai ishte një njeri i mirë”.

Kobijion Matkavor, 37 vjeç, gjithashtu nga Uzbekistani pasi e ka takuar në Florida deklaron për  Neë York Times: “Saipov pëlqente Shtetet e Bashkuara. Ai dukej shumë me fat dhe ishte gjithmonë njeri i lumtur. Edhe pse nuk e njihja në brendësi, ai nuk dukej kurrsesi si terrorist.

“Ujku i vetmuar” është quajtur nga Guvernatori i Neë Yorkut autori i sulmit terrorist. Andreë Como than ë një konferencë për shtyp se Saipov pritet të mbijetojë pas plagëve të marra nga të shtënat e policisë, kështu që hetuesit do të mund të zbardhin shkaqet e ngjarjes.

Como shtoi më tej se ky është sulm i një personi të vetëm dhe nuk e cilësoi si komplot. Guvernatori tha se autori është frymëzuar nga militantët e Shtetit Islamik por nuk besohet të jetë udhëzuar drejtpërdrejtë nga ata.

Autoritetet policore gjetën një shënim referuar ISIS-it në kamionin me të cilin u krye sulmi. Në dokumentet e agresorit, agjentët e policisë gjetën “green card”, lejen e qëndrimit të përhershëm në SHBA duke bërë autorin rezident të rregullt në ShBA dhe një shënim ku sulmi adresohej në emër të ISIS.

Burime të tjera thonë se Saipov bërtiti “Allahu Akbar” gjatë momentit të sulmit.  Kohët e fundit duket se sulmet terroriste po behën me kamionë dhe automjete të rënda, ku disa vende janë goditur nga agresione të tilla në mënyrë të ngjashme.

Në Nicë të Francës, gjatë një feste një tunizian shkaktoi 86 te vdekur dhe qindra të plagosur me kamionin e tij. Në Berlin ISIS merr përsipër një sulm të një një tjetër tuniziani i cili shkaktoi 12 viktima dhe dhjetëra të plagosur me një kamion të vjedhur.

/AlpeNews.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pëllumb Xhufi: Zhurma që krijuan ata “palikarë” të shitur në Himarë, nuk është një ngjarje e izoluar
Previous article Analiza e humbjes/ Basha përjashtohen të deleguarin nga mbledhja

Ina.Autor

Postime të ngjashme

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale Botë

NGA IRANI NË UKRAINË/ Si po e sfidon lufta asimetrike fuqinë ushtarake konvencionale

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale Botë

PAMJET VIRALE/ Trumpin e zë gjumi në Dhomën Ovale

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës Botë

IZRAELI DËRGON TRUPA NË AZERBAJXHAN/ Rritet tensioni në Lindjen e Mesme, reagon BE: Kemi rezerva, por jepini fund luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT