• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
UJKU BËN “NAMIN” NË LUSHNJE/ Sulmon tufën e bagëtive, 40 krerë të vrarë…
Home
Aktualitet
Kronikë

UJKU BËN “NAMIN” NË LUSHNJE/ Sulmon tufën e bagëtive, 40 krerë të vrarë…

21 September, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një sulm i ashpër i ujqërve ka tronditur fshatin Karbunarë e Vogël në Lushnjë, duke shkaktuar dëme të mëdha në bagëtinë e një blegtori.

Rreth orës 03:30 të mëngjesit, ujku hyri në vathën e Namik Sinanit dhe sulmoi tufën prej 80 krerësh dhi e dele. Nga këto, 40 janë vrarë, ndërsa pjesa tjetër ka mbetur e plagosur. Fillimisht, blegtori mendoi se bëhej fjalë për hajdutë, por më pas u përball me skenën e frikshme të ujkut që po mbyste bagëtitë.

Familjarët e tij tregojnë se prej kohësh në zonë janë parë tufa ujqërish, të cilat shpesh zbresin deri në qendrat e banuara. Vetëm dy javë më parë, një sulm tjetër kishte shënjestruar njëthundrakët.

Namik Sinani kërkon ndërhyrjen e shtetit për kompensimin e dëmeve, duke theksuar se një pjesë e tufës ishte e matrikulluar, ndërsa pjesa tjetër përbëhej nga krerë të rinj të shtuar së fundmi.

Banorët e Karbunarës shprehin frikën e tyre, pasi pylli i “Zgjanës”, që ndodhet pranë fshatit, është kthyer në strehë të ujqërve, numri i të cilëve është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEGAJ NISET PËR NË SHBA/ Kryeson delegacionin shqiptar në Punimet e Javës të Nivelit të Lartë të Sesionit të 80 në Asamblenë e OKB
Previous article ANALIZA E REL: Aleanca që ndërtoi lirinë, sot në sprovë

s.autor

Postime të ngjashme

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim Aktualitet

DYSHOHET SE MORI PENG TË RIUN NË TIRANË/ Publikohet FOTO e 41-vjeçarit në kërkim

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun Aktualitet

BASHKËPUNUAN ME LAERT HAXHIUN/ GJKKO jep vendimet për Artan Tafanin dhe Kristi Bixhekun

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës Aktualitet

AKSIDENT NË AKSIN RRUGOR PEQIN-ELBASAN/ Kamioni përplaset me mbrojtëset metalike të rrugës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT