• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Uji “paralizon” vendin, mbi 3 mijë banesa të përmbytura, evakuohen 1.500 banorë, dëme në 40 biznese
Home
Sociale

Uji “paralizon” vendin, mbi 3 mijë banesa të përmbytura, evakuohen 1.500 banorë, dëme në 40 biznese

3 December, 2017 k.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Jugu i vendit prej tre ditësh është paralizuar nga përmbytjet masive. Si rrjedhojë e daljes nga shtrati i lumit Vjosë qindra banesa në zonën e Vlorës dhe të Fierit janë përmbytur. Madje dalja e Vjosës nga shtrati ka bërë që dhe dhjetra fshatra të tjerë të izolohen nga përmbytjet. Vetëm gjatë ditës së djeshme rreth 400 efektivë të Forcave të Armatosura janë përballur me situatën e pazakontë të ujit në Fier dhe në Vlorë ku kanë mundësuar evakuimin e 89 personave. Sakaq me një gjendje të vështirë është përballur zona e Novoselës në Vlorë, ku si pasojë e daljes së Vjosës nga shtrati uji ka marrë gjithçka ka gjetur para. Sipas banorëve të zonës dëmet materiale janë të shumta por do të jenë akoma më të mëdha pasi prurjet janë shtuar akoma më shumë.“Dëmet janë të shumta, uji mori çdo gjë që kisha të gjallë, bagëtitë u mbytën. Familjen e largova te gjitoni. Prurjet po vijnë akoma më shumë”, u shpreh një nga banorët e zonës dje. Si pasojë e këtyre prurjeve Shtabi i Emergjencës së bashku me Forcat e Armatosura arritën të evakuonin 40 familje nga zona e përmbytur. Megjithatë si rezultat i shtimit të prurjeve situata në këtë zonë është vështirësuar akoma më shumë për faktin se nuk ndërhyhet dot me gomone në disa zona. Ndërkaq vetëm në urën e Mifolit ndodhen nën ujë rreth 350 banesa dhe 1000 ha tokë, ku si pasojë se situatë së vështirë evakuimi i banorëve u bë vetëm nëpërmjet ndërhyrjes nga ajri. Ndërkohë me një situatë të vështirë po përballet dhe fshati Ferras në prefekturën e Fierit, i cili ndodhet i gjithi nën ujë pasi niveli i ujit ka arritur deri në 2 metra. Por pavarësisht gjendjes së rënduar, ajo që e bën më alarmante këtë situatë të vështirë është se banorët e fshatit Ferras kanë refuzuar që të evakuohen pasi nuk duan të braktisin shtëpitë, ç’ka ka bërë që si pasojë e prurjeve të shumta të Vjosës u desh ndërhyrja e shërbimeve të policisë së Fierit se bashku me repartin special “Delta” që të shpëtonin një familje me tre persona në këtë fshat pasi jeta e tyre u vu në rrezik.

Banorët në terr

Një tjetër fshat në zonën e Fierit që është bllokuar nga uji ka qenë fshati Qarr ku 50 familje u bllokuan nga përmbytjet. Sipas tyre situata me të cilën po përballen është e vështirë pasi nuk kanë pasur ndihmë as nga Emergjencat Civile. “Masa kemi marrë shumë pak. Duam të shkojmë te shtëpia për të parë, por nuk shkojmë dot. Emergjencat Civile nuk kanë ardhur. Në rrugë do të rrimë, nuk dimë ku të shkojmë. Nuk kemi ushqime, as ujë dhe as drita prej dy ditësh. Kërkojmë ndihmë, ushqime. Nuk futemi dot brenda banesa, nuk dimë se çfarë ka ndodhur në banesa. Jemi në ajër me duart lart”, u shpreh një banor i zonës dje. Sakaq në një gjendje të vështirë ndodhen edhe banorët e fshatit Fitore në Vlorë, ku dhe këtu janë përmbytur 50 shtëpi, ndërkohë që po rrezikohen dhe shumë të tjera. Por me situatën e vështirë po përballen dhe fshatrat Foron, Frakull dhe Bishan, ku dhe këtu ka përmbytje masive.

Ja statistikat e përmbytjeve

Kryeministri Edi Rama mblodhi dje Komitetin e Emergjencave Civile në Kryeministri. Sipas raportimeve të bëra nga këshilltari i mbrojtjes i kryeministrit, Sandër Lleshi rezulton se ka rreth 3193 banesa të përmbytur, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur si dhe 1594 persona të evakuuar. “Kemi rreth 507 familje të evakuuar. 1594 persona të evakuuar. Ka pasur dhjetëra episode gjatë natës duke shpëtuar njerëz në kushte ekstreme. Rrugët kryesisht të lira. Arteriet kryesore funksionale. Energjia elektrike ka kaluar në zonën e verdhë, afër normalitetit. Ka pasur disa probleme tek ujësjellësit, tek i Bovillës, Krujës. Ka rreth 3193 banesa të përmbytura, 40 biznese, 7874 ha tokë e përmbytur. Shkolla të dëmtuara 49”, u shpreh Lleshi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STUDIMI/ Ja 4 pozicionet më të zjarrta që femrat duan nga mashkulli i tyre
Previous article PËRMBYTJET NË VLORË/ Novoselë 93 banesa dhe 600 hektarë tokë janë nën ujë

k.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik Aktualitet

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT