• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
UJËSJELLËSI NË DURRËS/ Balluku: Përfundon para 30 qershorit, përfitojnë edhe zonat rurale
Home
Politikë

UJËSJELLËSI NË DURRËS/ Balluku: Përfundon para 30 qershorit, përfitojnë edhe zonat rurale

19 May, 2019 F.autor Politikë

Qyteti i Durrësit dhe zonat përreth do të ketë një furnizim më të mirë me ujë të pijshëm në saj të ndërtimit dhe vënies në funksion të rrjetit të ri të ujësjellësit të ndërtuar në zonën e Fushë-Kuqes. Linja e re e furnizimit me ujë, një investim i Bankës Botërore në vlerën e 62.5 milionë euro, do të jetë plotësisht në funksion në fund të muajit qershor dhe do të garantojë një furnizim me 18 orë ujë në ditë për qytetarët.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Alqi Bllako, inspektuan punimet të cilat janë drejt përfundimit.

“Përveç komponentit të furnizimit me ujë të qytetit të Durrësit dhe zonave përreth, ky projekt ka dhe dy komponentë të rëndësishëm që lidhen me përmirësimin e situatës së kanalizimeve sa i përket zonës së Plazhit të Durrësit nga Përroi i Agait tek Ura e Dajlanit ku tashmë faza e këtij projekti ka përfunduar dhe jemi duke ndërhyrë gjithashtu edhe në rregullimin e kolektorëve të brendshëm në qytetin e Durrësit”, u shpreh drejtori i Përgjithshëm i AKUK, Alqi Bllako.

Nga ana e saj, Ministrja Balluku bëri të ditur se ky investim ka nisur në mandatin e parë të qeverisës për t’u përmbyllur në 30 qershor të këtij viti duke shtuar se përfitues të tij janë jo vetëm banorët e qytetit të Durrësit por edhe zonat rurale përreth, të cilat do të furnizohen me ujë përmes stacionit aktual.

“Përmirësimi i kushteve të jetesës për qytetarët është një nga strategjitë kryesore të zhvillimit të qeverisë Rama. Ky është një projekt që ka nisur në mandatin e parë për të përfunduar me rezultate të shkëlqyera në 30 qershor të vitit 2019. Nga ky projekt benefite do të marri jo vetëm zona e qytetit të Durrësit por edhe zonat rurale pasi do përdoret sistemi i vjetër që ne kemi pasur duke e përmirësuar për t’a vendosur dhe atë në funksion. Ne nuk kemi as kohë dhe as materiale për të humbur pasi duhet t’i ofrojmë më të mirën qytetarëve tanë”, nënvizoi ministrja Balluku.

Rrjeti i ri i ujësjellës kanalizimeve është ndërtuar sipas standardeve dhe teknologjive inovative duke shmangur dhe eliminuar ndotjen në mjedis si dhe rrezikun në shëndetin e qytetarëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MË REFERONIN SE..."/ Irma Libohova: "Kam marrë borxh pa pikën e turpit dhe më kanë dhënë"!
Previous article KAMPIONATI BALLKANIK NË "BODYBUILDING"/ Kosova fiton 4 medalje në Greqi

F.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT